Shqipëria Postuar më 10 Janar 2026, 10:54

Drafti i ri “Për lobimin”, regjistër publik për transparencë - Bizneset në lupë/ Do të deklarohen kontaktet dhe shpenzimet

Nga Fabjona Pasho

Drafti i ri “Për lobimin”, regjistër publik për

Një projektligj i ri “Për lobimin” është depozituar në Kuvend. Ky draft  synon të formalizojë dhe të bëjë të gjurmueshëm ndikimin mbi vendimmarrjen publike, duke vendosur rregulla të detyrueshme për këdo që ushtron lobim pranë Kuvendit, qeverisë, institucioneve qendrore e vendore dhe funksionarëve me kompetenca vendimmarrëse.

Në qendër të draftit është krijimi i Regjistrit të Lobimit, si bazë të dhënash elektronike publike, e -he raportimet e zyrtarëve publikë për kontaktet e kryera.

Po ashtu, parashikohet që regjistri të përfshijë edhe deklarata periodike mbi shpenzimet për lobim, duke I shtuar transparencë një zone që deri tani nuk ka qenë I ligjëruar. Një detyrim kyç prek edhe vetë administratën. Çdo zyrtar publik që zhvillon kontakt me një lobist të regjistruar duhet ta raportojë kontaktin brenda 10 ditëve pune, ndërsa raportet regjistrohen dhe publikohen në Regjistrin e Lobimit.

Shkeljet shoqërohen me penalitete të tilla si: ushtrimi i lobimit pa u regjistruar dënohet me gjobë 500 000 lekë dhe me ndalim regjistrimi deri në 1 vit, ndërsa për mosdeklarime, moskorrigjim të dhënash apo mosraportim kontaktesh parashikohen gjoba nga 50 000 deri në 400 000 lekë, në varësi të shkeljes.

Ky projektligj krijon kosto dhe standarde të reja për bizneset, shoqatat dhe subjektet që kërkojnë të ndikojnë politika, pa regjistrim dhe raportim, rrezikojnë gjoba dhe ndalime. Një element i fortë është edhe filtri fiscal. Subjektet që nuk kanë shlyer detyrimet tatimore e kontributet ndalohen të ushtrojnë lobim për një periudhë të caktuar, çka e lidh aksesin në lobim me disiplinën financiare.

Në të njëjtën kohë, formalizimi i lobimit mund të ndikojë pozitivisht te klima e biznesit, pasi I bën më të qarta rregullat e tregut, duke ulur hapësirën për ndërhyrje informale dhe onflikt interesi.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat