Shqipëria Postuar më 14 Maj 2026, 10:12

DPT: Bizneset dhe institucionet duhet të zbatojnë pagesat cashless me POS/POI deri më 30 maj

Nga Edel Strazimiri

DPT: Bizneset dhe institucionet duhet të zbatojnë pagesat cashless me
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar se kanë mbetur edhe 17 ditë nga afati ligjor për përmbushjen e detyrimit për pranimin e pagesave cashless përmes pajisjeve POS/POI.

Ky detyrim përfshin strukturat akomoduese, shërbimet e transportit, si edhe institucionet dhe shoqëritë publike, të cilat duhet të kenë të implementuar sistemin e pagesave elektronike brenda datës 30 maj 2026.

Administrata Tatimore thekson se përdorimi i pagesave cashless synon të ofrojë shërbim më të shpejtë për qytetarët, më shumë transparencë dhe rritje të formalizimit të ekonomisë.

Tatimet u bëjnë thirrje subjekteve të përfshira të përmbushin detyrimin brenda afatit të përcaktuar me ligj.

 

 

Ndrysho madhesinë
Aa

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat