DPSHTRR: Rritje me 151 % e automjeteve tërësisht elektrike

Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), informoi sot se gjatë periudhës janar – shkurt 2026, janë regjistruar për herë të parë 1,712 mjete All-Electric dhe se kjo shifër shënon një rritje prej 151% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sipas DPSHTRR flota e mjeteve elektrike në vend po vijon të rritet me ritme të shpejta, duke dhënë shenja të qarta të orientimit gjithnjë e më të madh drejt transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.
Ky trend pozitiv dëshmon rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve për përfitimet që ofron përdorimi i mjeteve elektrike, si ulja e ndotjes së ajrit, reduktimi i emetimeve të karbonit dhe kostot më të ulëta të mirëmbajtjes.
Shtimi i mjeteve “green” në rrugët e vendit konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt një sistemi transporti më të pastër, më efikas dhe më të qëndrueshëm, në përputhje me objektivat mjedisorë dhe politikat e zhvillimit të gjelbër.
Transformim urban në Vlorë - FSHZH hap garën për hapësirë rekreative dhe parkim
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e nyjeve multimodale të mobilitetit, Rajoni 3&4, si dhe ndërtimin e godinës së......
Gonxhja: Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpalli qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik......
Kush e mban “në këmbë” borxhin e jashtëm të Shqipërisë? - Qeveria, BSH dhe bizneset sollën tkurrje. Bankat, të vetmet që rritën detyrimet e tyre
Viti 2025 u mbyll me një borxh të jashtëm të vendit prej 10.2 miliardë eurosh, por cilët ishin sektorët që kontribuan më tepër në zvogëlimin e tij dhe cilët......
Gjeneral Brigade Edmond Voci dekretohet Komandant i Forcës Ajrore
Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci është dekretuar këtë të hënë nga Presidenti Bajram Begaj në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore, duke zëvendësuar në......
Rama: Projekti Lungomare 3 drejt përfundimit
Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen, në “kantierin e transformimit” e cilësoi ai, të aksit të Radhimës, ku......
Beja takon ambasadorin britanik Abbott: Forcohet bashkëpunimi doganor dhe siguria kufitare
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ku në fokus ishte......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë......
BE-SHBA, bisedime për mineralet kritike - Edhe çështjet e tarifave, në qendër të takimeve
Komisioneri i tregtisë i Bashkimit Evropian, Maros Sefcovic, tha se kishte zhvilluar bisedime konstruktive me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së, Jamieson......


