Shqipëria Postuar më 23 Maj 2026, 14:31

DPSHTRR promovon kulturën e drejtimit të sigurt/ Bajraktari: Gara “Best Young Driver” model për sigurinë rrugore

Nga Diamila Leka

DPSHTRR promovon kulturën e drejtimit të sigurt/ Bajraktari: Gara

Në ditën e tretë të Automotive Fair Albania, u zhvillua gara midis drejtuesve të rinj të mjeteve. Në këtë garë morën pjesë mbi 20 të rinj nga mosha 18-26 vjeç, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të shërbimeve të Transportit Rrugor, Kreshnik Bajraktari e cilësoi të rëndësishme këtë garë, pasi do u shërbejë edhe si model për ndjekjen e sigurisë rrugore.

“Gara Best Young Driver, e organizuar nga DPSHTRR, në bashkëpunim me automobile club Albania, sapo përfundoi. Ku kishte mbi 20 pjesëmarrës, u shpallën 10 finalistë. E veçanta dhe rëndësia e këtij eventi, është se fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në gara ndërkombëtare për herë të parë, në Poloni e cila do të zhvillohet në tetor. E veçanta tjetër e këtij eventi nuk është thjeshtë një garë, por është gjithashtu edhe aftësia që demonstrojnë këto drejtues të rinj nga 18-26 vjeç, në drejtimin e automjetit, duke pasur parasysh edhe rregullat e sigurisë rrugore dhe të qarkullimit rrugor.”

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i Klubit të Automobilit në Shqipëri, e konsidero mjaft të rëndësishëm edhe për edukimin e drejtuesve të mjeteve që sapo kanë marrë patentën.

“Është një iniciativë dhe format i krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, ku klubi i Automobilit të Shqipërisë është anëtarë dhe ka mbi 10 vjet që zhvillohet në kuadrin e federatës ndërkombëtare të Automobilizimt. Ne ju bashkuam këto dy vitete e fundit, me shpresën që të kontribuojmë sadopak në edukimin e drejtuesve të mjeteve që sapo kanë marrë patentën.”

Kjo garë pati tre fitues ditën e sotme, ndërsa fituesi i çmimit të parë, do të përfaqësojë Shqipërinë në garën që do të zhvillohet në Poloni në tetor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat