Shqipëria Postuar më 13 Prill 2026, 15:56

DPD: Bllokim 3 ditor për mjetet e tonazhit të rëndë drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinēs

Nga SCAN TV

DPD: Bllokim 3 ditor për mjetet e tonazhit të rëndë drejt
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informoi sot se në tre ditët e ardhshme do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në kalimet doganore drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas DPD-së, masa vjen si pasojë e një greve të paralajmëruar të transportuesve në këto vende, e cila pritet të zhvillohet në datat 14–16 prill.

Përjashtim nga kufizimet do të bëhet vetëm për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, për rastet emergjente, si dhe për lëvizjen e autoveturave.

Administrata Doganore bën të ditur se situata do të ndiqet në kohë reale dhe do të jepen njoftime të mëtejshme në varësi të zhvillimeve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat