Shqipëria Postuar më 10 Qershor 2026, 10:25

Dollari vijon rritjen – Dobësohet ndjeshëm Franga zvicerane

Nga Edel Strazimiri

Dollari vijon rritjen – Dobësohet ndjeshëm Franga zvicerane

Dollari amerikan ka pasur edhe këtë të mërkurë një rritje të lehtë të vlerës sikurse edhe ditën e djeshme duke vijuar kështu një trend rritës përgjatë kësaj jave teksa është blerë sot me 81.8 lekë dhe është shitur me 82.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pasur as ditën e sotme luhatje të ndjeshme të vlerës teksa ka vazhduar të blihet me 94.87 lekë dhe të shitet me 95.5 lekë në raport me një ditë parë.

Franga zvicerane sakaq  ka pësuar një zbritje të konsiderueshme të vlerës këtë mëngjes në raport me ditën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e kësaj të mërkure me 102.5 lekë dhe është shitur me 103.5 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik ndërkaq ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës këtë të mërkure duke u blerë sot krahasuar me ditën e martë me 109.5 lekë dhe duke u shitur me 110.5 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat