Shqipëria Postuar më 22 Prill 2025, 09:00

Dollari në ‘rënie të lirë’ – Rikuperon Euro dhe Paundi britanik!

Nga Edel Strazimiri

Dollari në ‘rënie të lirë’ – Rikuperon

Dollari amerikan ka vijuar të regjistrojë rënie edhe këtë mëngjes krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë sot me 85.4 lekë dhe duke u shitur me 86.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane duket se ka rikuperuar pikë këtë të martë pasi në raport me ditën e hënë është blerë mëngjesin e sotëm me 98.6 lekë dhe është shitur me 99.4 lekë.

Franga zvicerane nuk ka pasur lëvizje të ndjeshme të vlerës mëngjesin e sot duke u blerë sot me 105.3 lekë dhe duke u shitur me 106.5 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Paundi britanik sakaq ka shënuar rritje të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 114.4 lekë dhe duke u shitur me 116 lekë nga dita e djeshme referuar tregut të brendshëm valutor.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat