Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008 - Zhvlerësohet edhe euro, e mbyll javën në minimumin historik
Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros në tregjet ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, monedha e gjelbër ka prekur nivelin më të ulët që nga mesi i vitit 2008, kur shpërtheu kriza e pasurive të patundshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari e mbylli ditën e premte në mesatarisht 83.15 lekë, niveli më i ulët në rreth 17 vitet e fundit.
Në anën tjetër, euro ka qenë më e qëndrueshme përballë monedhës tonë, por vijon të tregtohet pranë nivelit më të ulët historik. Ndryshe nga euro, ecuria e së cilës përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në tregun e brendshëm, tendenca e dollarit përcaktohet nga ecuria në raport me euron në tregjet ndërkombëtare. Pra, raporti dollar/euro në tregjet ndërkombëtare reflektohet në raportin dollar/lek në tregun e brendshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro e mbylli këtë javë në nivelin mesatar prej 97.95 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Ekspertët parashikojnë se tendenca e lekut mund të vijojë në rënie të paktën gjatë muajve të verës, pasi fluksi i madh i turistëve sjell me vete edhe valutë të huaj, kryesisht euro.
Monedha amerikane është gjendur nën presion, gjatë muajve të fundit, për shkak të disa faktorëve. Së pari ishin paqartësitë në lidhje me tarifat e njoftuara në fillim të prillit nga presidenti amerikan, Donald Trump, që shkaktuan kaos në tregje, por gjithashtu dobësuan edhe besimin e investitorëve te dollari si një aset i sigurt, në periudha trazirash. Së dyti, ndikuan sulmet e hapura të Donald Trump ndaj presidentit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për të ulur normat e interesit. Goditjen e fundit, monedha e gjelbër e mori nga përfshirja e Shteteve të Bashkuara në luftën 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit.

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit, fondi limit do jetë 77.1 mln lekë
Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje......

Sigurimi i pronës, i detyrueshëm për shqiptarët? - Hajdarmataj: Primet bëhen më të përballueshme nga rritja e numrit të të siguruarve
Prona në Shqipëri vijon të mbetet një ndër asetet që sigurohet më pak. Për të nxitur sigurimin në masë dhe zvogëluar kështu kostot e primeve, shumë shtete e......

Më pak orë pune, më shumë pushim! - Polonia teston modelin e javës 4-ditore
Polonia ka prezantuar në korrik eksperimentin e një jave pune të shkurtuar, ndërsa qeveria synon të përmbushë nevojat sociale. Ideja e reduktimit të kohës së......

Të paktën 24 të vdekur nga përmbytjet në Teksas - Autoritetet shpallin gjendje emergjence, 237 persona evakuohen
Shirat e stuhishëm sollën përmbytje të mëdha përgjatë lumit Guadalupe në Teksas, duke shkaktuar të paktën 24 të vdekur. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po......

Biznesi dhe investimet me orientim nga BE dhe inovacioni - Çfarë parashikon Strategjia e Zhvillimi të Biznesit dhe Investimeve?
Në Konsultimet Publike, është publikuar projekt vendimi për disa shtesa e ndryshime “Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të biznesit dhe investimeve,......

“Marco Rubio do të vijë në Tiranë”! - Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën, në emër të kryeministrit Rama
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio gjatë festimeve të ditës së pavarësisë, ku shprehet se e......

Mashtrimi i Bankers me taksat, Gjykata nis procesin - Penalizimi pas 6 muajve hetime nga Drejtoria e Tatimeve
Drejtuesit e kompanisë “Bankers Petroleum” do të përballen me procesin gjyqësor që ka nisur në gjykatën e Fierit. Të shtunën paradite të arrestuarit në......

Kina vendos tarifa 35% për konjakun e BE - Kompanitë që mbajnë çmime minimale do të përjashtohen nga masa
Ministria e Tregtisë në Kinë dha vendimin përfundimtar mbi konjakun që vjen nga Bashkimi Evropian, duke vendosur tarifa deri në 34.9% për një periudhë......