Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2026, 10:04

Dollari amerikan vijon rënien – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Dollari amerikan vijon rënien – Sa këmbehen sot valutat

Dollari amerikan edhe pse ka rikuperuar lehtshëm pikë këtë mëngjes është dobësuar sërish në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 80.6 lekë dhe është shitur me 81.8 lekë.

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës as mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 96.1 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar rritje të vlerës këtë të martë duke u forcuar krahasuar me ditën që lamë pas teksa është blerë sot me 104.8 lekë dhe është shitur me 105.8 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur një rritje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme duke u blerë sot me 110 lekë dhe duke u shitur me 111 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat