Shqipëria Postuar më 6 Gusht 2025, 10:31

Dollari amerikan vijon paqëndrueshmërinë – Forcohen valutat e tjera!

Nga Edel Strazimiri

Dollari amerikan vijon paqëndrueshmërinë – Forcohen valutat

Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë të mërkurë në zbritje duke humbur pikë sërish nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është shitur me 84.4 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka regjistruar rritje të vlerës nga një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 96.5 lekë dhe duke u shitur me 97.6 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu e ka nisur ditën pozitivisht duke fituar pikë nga dita e martë teksa është blerë sot me 102.7 lekë dhe është shitur me 104 lekë.

Paundi britanik është blerë sot me 110.4 lekë dhe është shitur me 112 leke referuar tregut të brendshëm valutor duke u forcuar edhe ai mëngjesin e sotëm në raport me ditën e djeshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat