Shqipëria Postuar më 18 Shkurt 2025, 14:43

“Dokumenti i Politikave të Arsimit të Lartë 2030” - Rama: Në harmoni me standardet ndërkombëtare, mbështetës i procesit të integrimit

Nga Ernilda Luzi

“Dokumenti i Politikave të Arsimit të Lartë 2030” -

Prezantohet “Dokumenti i Politikave të Arsimit të Lartë 2030”, një paketë masash disavjeçare në rrugën drejt transformimit të arsimit të lartë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në këtë event, Kryeministri Edi Rama, u shpreh se ky dokument synon të sigurojë që arsimi i lartë të jetë në harmoni me standardet ndërkombëtare, mbështetës i procesit të integrimit evropian dhe faktor kyç për zhvillimin e vendit.

Ky dokument ka një rëndësi shumë të madhe për faktin që është një produkt i brendshëm, nuk është një dokument qe vjen nga jashtë, nuk  imponohet nga qeveria, nuk është një përkthim apo një recetë e marrë nga ata që zakonisht i quajmë partnerët tanë strategjikë, por është një prodhim i brendshëm i përbashkët i gjithë universiteteve, qofshin ato publike, qofshin ato publike me financim privat dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, bordi i akreditimit dhe personalisht Shqiponja ka luajtur një rol të posaçëm në këtë unë, plus edhe ekspertiza e mirëpritur e Bankës Botërore. Kështu që duke qenë se ky dokument është si të thuash, një bashkautorësi e të gjithë atyre që pre supozohet se duhet ta çojnë përpara arsimin e lartë, unë besoj që kjo është një bazë shumë e mirë për të besuar që edhe plani  veprimit, edhe zbatimi i planit të veprimit, kanë shumë shanse që të jenë procese të suksesshme.

Sipas Kryeministrit, çdo universitet duhet të krijojë menjëherë laboratorin e vet modest, ku do të jenë të ulur 5-6 të rinj të përkushtuar për të ndarë me ta çfarëdo lloj ideje se si mund të vihet në shfrytëzim inteligjenca artificiale për atë fushë, për atë temë apo për atë subjekt që pedagogu ka.

Një fokus i veçantë i duhet dhënë në të gjitha universitetet Inteligjencës Artificiale. Është një domosdoshmëri, por është dhe një oportunitet i jashtëzakonshëm për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse nuk ka fare rëndësi, zero, se ku je, në cilën pikë të globit je, mjafton që të përputhen kushtet minimale që ti krijon, të dhënat që ti vë në dispozicion dhe një talent që mund të gjendet ndër aty në 10, 15, 20, 30 të rinj, që ti i vë në punë që të ndodhi diçka e jashtëzakonshme që pastaj mund të përdoret, jo vetëm nga ty, por nga e gjithë bota.

Sipas Kryeministrit, edhe qeveria do të bëjë çmos që të mbështesë këto zhvillime me fondet e veta për çdo universitet që do të ketë një plan në këtë drejtim.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat