Shqipëria Postuar më 29 July 2026, 11:48

Dokumente false për zhdoganim, rasti referohet në SPAK/ Beja: Është njoftuar OLAF, cënon interesat financiare të BE

Nga Elisabeta Dosku

Dokumente false për zhdoganim, rasti referohet në SPAK/ Beja:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka referuar së fundmi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), një rast që lidhet me përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të paraqitura si të lëshuara nga autoritetet shqiptare, për realizimin e operacioneve fiktive të zhdoganimit dhe eksportit nga vendet e Bashkimit Europian.

Dogana Shqiptare ka referuar në SPAK një çështje që lidhet me përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të paraqitura si të lëshuara nga autoritetet shqiptare, për realizimin e operacioneve fiktive të zhdoganimit dhe eksportit nga vendet e Bashkimit Europian. Duke qenë se në këtë skemë janë përdorur materiale të ngjashme me ato zyrtare të administratës doganore shqiptare, çështja është referuar në SPAK, ndërsa njëkohësisht është njoftuar edhe Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF), me qëllim hetimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie, e cila cenon kryesisht interesat financiare të Bashkimit Europian”, tha Beja.

Ai u shpreh se gjatë kësaj periudhe Dogana Shqiptare ka bërë publike dhe një sërë rastesh të goditjes së paligjshmërisë, si në Portin e Durrësit, Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës por edhe në degë të tjera doganore, ku, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë parandaluar dhe goditur jo vetëm shkeljet në fushën doganore, por edhe raste që lidhen me trafikimin e mundshëm të lëndëve narkotike.  

Gjatë kësaj periudhe kemi bërë publike një sërë rastesh të goditjes së paligjshmërisë në Portin e Durrësit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe në pika të tjera doganore, ku, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kemi parandaluar dhe goditur jo vetëm shkeljet në fushën doganore, por edhe raste që lidhen me trafikimin e mundshëm të lëndëve narkotike. Në çdo rast janë kryer referimet përkatëse pranë organeve kompetente, si në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, ashtu edhe në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), sipas kompetencës” tha Beja.

Në përfundim, ai ritheksoi se Administrata Doganore Shqiptare mbetet e angazhuar për të përmbushur me përgjegjësi misionin e saj ligjzbatues, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë për parandalimin dhe luftimin e çdo forme të paligjshmërisë në kufijtë e Republikës së Shqipërisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat