Doganat, sisteme digjitale sipas standardeve të BE-së - Strategji e re, çfarë ndryshon për sipërmarrjet në vend?
Së shpejti pritet të hidhet për konsultim publik strategjia e re për sistemet dixhitale doganore, sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin(UNCTAD) dhe me asistencën e Drejtorisë së Përgjithshme për Taksat dhe Bashkimin Doganor (DG Taxud) të KE, po harton Strategjinë për Zhvillimin e Sistemeve IT në kuadër të integrimit në BE.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave është zhvilluar mbledhja e radhës e Grupit të Përhershëm të Punës, me fokus në tre kolona kryesore: Sistemet qendrore transevropiane – si shkëmbimi i certifikatave doganore, kontrolli i importit, menaxhimi i riskut etj.
Sistemet e decentralizuara transevropiane – përfshirë Sistemin e ri i të Kompjuterizuar të Tranzitit (NCTS) i cili është një sistem dixhital në të gjithë Evropën i projektuar për të ofruar menaxhim dhe kontroll më të mirë të mallrave sipas Tranzitit të Bashkimit Europian dhe Tranzitit të Përbashkët ,si dhe sistemin e zhdoganimit të centralizuar.
Po ashtu fokusi ka qenë tek sistemet kombëtare – të cilat zhvillohen nga vetë vendet kandidate, si njoftimi i mbërritjes, magazinimi i përkohshëm dhe sistemi kombëtar i importit.
Ky proces lidhet ngushtë me Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor, ku prioritet mbetet përafrimi i legjislacionit dhe sistemeve IT me standardet e BE-së, për një doganë moderne dhe të unifikuar me tregun e përbashkët evropian.
Por cilat do të janë përfitimet e biznesit nga vënia në jetë e kësaj strategjie? Thjeshtim dhe shpejtim i procedurave, minimizim i dokumenteve fizike, shpejtim i procesit të import/eksport falë certifikatave elektronike.
Transparencë dhe më pak burokraci. Menaxhim më i mirë i riskut dhe kostove duke qenë se sistemet inteligjente ndihmojnë bizneset të kenë procedura më të parashikueshme dhe më pak vonesa nënkupton më pak shpenzime shtesë për magazinim dhe transport .
Përshtatja me standarden e BE i afron bizneset shqiptare me partnerët ndërkombëtarë, rrit besueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve shqiptare në tregjet e huaja.
Sistemet e reja krijojnë gjithashtu më shumë mundësi zgjerimi duke qenë se lehtësohet pjesëmarrja në tregjet ndërkombëtare përmes sistemeve të unifikuara dhe procedurat doganore bëhen më të qarta dhe krahasueshme me ato të BE.

BE-SHBA/ 15% tarifë gjithëpërfshirëse për mallrat europiane!
Deklarata e përbashkët, e cila vjen gati një muaj pas marrëveshjes tregtare, po përshkruhet si një "hap i parë" nga ana e BE -së, e cila shpreson të sigurojë......

Shqiptarët “braktisin” kredinë afatshkurtër - BSH: Zbret në 198 miliardë lekë në qershor. Ajo afatmesme fiton më shumë terren
Shqiptarët po marrin gjithnjë e më tepër kredi afatgjata ose afatmesme, ndërsa po heqin dorë nga kreditë afatshkurtra. Të dhënat më të fundit nga Banka e......

Rritja e konsumit mbushi arkën e shtetit - 7-mujori, 301 milionë euro më shumë në buxhet
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 432,7 miliardë lekë në 7-mujorin ë parë të vitit duke regjistruar një rritje me afro 30.1 miliardë lekë apo 301 milionë euro në......

Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit - Hapet tenderi për punimet, do zgjatin 8 javë nga nënshkrimi i kontratës
Me një fond limit prej 107.6 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit mbi lumin Mat. Hapja e......

Produktet e gatshme, në tregjet botërore - Rritet eksporti i agroindustrial, verërat shqiptare gjejnë më shumë hapësira
Trendin e rritjes së eksporteve përgjatë këtij vitit e ka ndjekur edhe agroindustria. Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se sektori i......

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç - Ethel Caterham ka lindur 5 vjet para fillimit të Luftës së Parë Botërore
Personi më i vjetër në botë ka festuar 116-vjetorin në Surrey. Ethel Caterham u bë personi më i vjetër në muajin prill, pas vdekjes së murgeshës braziliane......

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale
Një raport i publikuar nga UNDP për sa I përket punonjësve të 12 bashkive kryesore ka zbuluar se 77% e stafit të bashkive në Shqipëri janë femra, duke......

Luhatje të lehtë në tregun valutor – Forcohet Franga ndërsa Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan nga një ditë më parë nuk ka regjistruar luhatje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sërish me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.9 lekë......