Doganat, shërbim 24 orë gjatë festave të fundvitit - Shmangen radhët në pikat kufitare për qytetarët dhe bizneset

Festat e fundvitit shpesh shoqëroren edhe me radhë të gjata në pikat kufitare, për shkak të emigrantëve që zgjedhin të festojnë këtë periudhë pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Nga ana tjetër ka edhe një fluks të shtuar nga ana e bizneseve import-eksport për shkak të rritjes së konsumit.
Për të shmangur radhët e gjata në kufi, Dogana Shqiptare ka njoftuar se të gjitha strukturat doganore në vend do të jenë në funksion të plotë 24 orë, gjatë periudhës së festave të fundvitit, me qëllim garantimin e një shërbimi të pandërprerë për qytetarët dhe bizneset.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo masë vjen në kuadër të zbatimit të një plani të posaçëm organizativ, i cili parashikon rritjen e kapaciteteve operacionale në pikat doganore, për t’u përballur me fluksin e shtuar të lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve që karakterizon fundvitin.
Autoritetet doganore kanë ndërmarrë masa shtesë, përfshirë angazhimin e stafit shtesë, koordinimin më të ngushtë mes strukturave dhe forcimin e kontrolleve, duke synuar lehtësimin e procedurave doganore, shmangien e vonesave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
Njëkohësisht, Dogana Shqiptare thekson se këto masa do të kontribuojnë edhe në rritjen e nivelit të sigurisë në pikat doganore, si dhe në mbarëvajtjen e qarkullimit të mallrave, veçanërisht për bizneset që operojnë në sektorin e tregtisë dhe import-eksportit.
Ky angazhim pritet të ketë një ndikim pozitiv në aktivitetin ekonomik gjatë festave, duke mbështetur zinxhirin e furnizimit dhe duke garantuar që nevojat e tregut të plotësohen pa pengesa, në një periudhë me rëndësi të veçantë për konsumatorët dhe sipërmarrjet.
Shkup, Spiropali pritet nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe vendosmëri për avancimin e rrugëtimit europian
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku mëngjesin e sotëm u prit nga ......
“EuroAgro Albania, platforma e fermerëve” - Rama: Nuk është faqe e re interneti, por instrument i rëndësishëm për sektorin
“EuroAgro Albania 2025-2030”, është platforma e re që u lançua sot nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë Andis Salla, në një takim me fermerët.......
Kosova shkon në zgjedhje më 28 dhjetor - Ndërsa bllokimi politik kërcënon fondet jetike. Analiza e Reuters
Kosova do të mbajë zgjedhjet më 28 dhjetor pas një ngërçi politik njëvjeçar që çoi në shpërbërjen e parlamentit dhe la një boshllëk prej 1 miliard euro në......
“Bonus për familjet me ndihmë ekonomike” - Akt normativ për ndryshimet në buxhet, 150 mln euro shtesë në fondin e pensioneve
Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ të fundit të vitit, me ndryshime në buxhetin 2025 që prekin drejtpërdrejt shtresat në nevojë, fermerët,......
Berati kryeson për emigracionin, ndjekin Vlora dhe Lezha/ Anketa e BB dhe INSTAT: Jugu dhe veriu, në krye. Tirana, me nivel më të ulët
Emigracioni mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme që ka formësuar shoqërinë shqiptare gjatë dekadave të fundit. Rezultatet e Anketës së Migracionit të......
Sa shqiptarë jetojnë në Amerikë? New York “zemra” e diasporës me numrin më të lartë të emigrantëve
Mbi 200 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA dhe dhjetëra mijëra të tjerë në Kanada, duke e bërë diasporën një faktor të rëndësishëm demografik dhe social. Sipas......
Rinis centrali bërthamor më i madh në botë - Japonia ndërmori hapin e fundit 15 vjet pas Fukushimës
Japonia ndërmori hapin e fundit për të lejuar centralin bërthamor më të madh në botë të rifillojë operacionet me një votim rajonal të hënën, një moment......
Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje gjatë fundjavës duke humbur pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 81.8 lekë dhe është shitur me......





