Shqipëria Postuar më 1 Nëntor 2025, 12:41

Doganat, për çdo procedurë shpenzohet 0.23 ditë më pak/ Ulet koha e përpunimit në kufi, 41 shërbime ofrohen online

Nga Elisabeta Dosku

Doganat, për çdo procedurë shpenzohet 0.23 ditë më

Procedurat doganore janë lehtësuar ndjeshëm për bizneset, duke reduktuar burokracitë dhe kohën e tyre të pritjes.

Dogana Shqiptare ka njoftuar përmirësime të ndjeshme sa i takon procedurave doganore, duke ulur kohën mesatare të përpunimit të deklaratave dhe duke finalizuar procesin e dixhitalizimit të plotë të shërbimeve.

Sipas të dhënave zyrtare, koha mesatare e përpunimit të procedurave doganore për periudhën janar–tetor 2025 ka rënë në 3.25 ditë, krahasuar me 3.48 ditë që rezultonte në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo përfaqëson një ulje prej 0.23 ditësh për çdo procedurë, duke reflektuar rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e proceseve për bizneset dhe qytetarët.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka konfirmuar se të gjitha shërbimet tashmë ofrohen online. Aktualisht, institucioni ofron 41 shërbime online të cilat bëjnë që 100 % e shërbimeve doganore të jenë elektronike,  duke mundësuar akses të plotë dhe pa nevojë për prezencë fizike.

Përgjatë periudhës Janar-Tetor janë 6180 shërbime online të miratuara nga administrata doganore.

Sipas Doganave, digjitalizimi i sistemit doganor ka sjellë më shumë lehtësi për bizneset, duke garantuar procedura më të shpejta; Rritje të transparencës; Ulje të nivelit të korrupsionit.

Ky hap drejt dixhitalizimit të plotë synon që përveç rritjes së  transparencën, të ulë kostot administrative dhe të rrisë shpejtësinë e përpunimit për operatorët ekonomikë dhe publikun.

Në një treg global ku koha dhe automatizimi janë thelbësorë për konkurrueshmëri,  dixhtalizimi është dhe një faktor kryesor për nxitjen së klimës së biznesit në vend.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat