Doganat, me një dritare unike - Lehtësohet tregtia me jashtë, gati sistemi “pa letër”
Qeveria ka ndërmarrë iniciativën për krijimin dhe funksionimin e dritares së vetme për doganat, që synon të lehtësojnë tregtinë me jashtë, si dhe të thjeshtojnë procedurat për bizneset.
Referuar projektligjit të hedhur për konsultim publik, koncepti i një dritareje të vetme paraqitet si një ”Një lehtësi që lejon palët e përfshira në tregti dhe transport të depozitojnë elektronikisht, vetëm një herë, informacionin e kërkuar përmes dokumentve të standardizuara, në një pikë të vetme hyrjeje, për të përmbushur të gjitha kërkesat rregullatore që lidhen me importet, eksportet dhe tranzitin.”
Përmes krijimit të një dritareje të vetme, synohet thjeshtimi i proçesit të përpunimit të informacionit që kërkohet për të përmbushur kërkesat rregullatore të lidhura me tregtinë, të cilat paraqiten si formalitete jo-doganore, duke sjellë përfitime si për autoritetet shtetërore, ashtu edhe për operatorët ekonomikë të cilët kryejnë aktivitet në fushën e import-eksportit.
Sipas draftit, lehtësimi i përpunimit dhe qarkullimit të informacionit përmes Dritares së Vetme Kombëtare Për Doganat, përkthehet në krijimin e një mjedisi tërësisht elektronik “pa letër” dhe konvertimin e të gjithë dokumentacionit në letër, në dokumenta dhe të dhëna digjitale.
Konkretisht, përdorimi i sistemit të Dritares së Vetme Kombëtare Për Doganat pritet të sjellë përfitime konkrete si për autoritetet kompetente bashkërenduese të cilat bashkëpunojnë me doganat, ashtu edhe për tregtarët apo operatorët ekonomikë të cilët kryejnë aktivitet në fushën e import-eksportit, duke garantuar: Administrim më të mirë të procedurave që ndiqen në kufi; Ulje të korrupsionit dhe aktiviteteve të tregtisë së paligjshme; Minimizim të kontakteve me personelin dhe reduktim të mundësive për mitdhenie; Lëvizje më të shpejtë të mallrave; Rritje të transparencës dhe llogaridhënies të autoriteteve publike të përfshira; Zhdoganim më të shpejtë i mallrave; Përdorim më efikas dhe produktiv të burimeve; Ulje të kostove, për të dyja palët e përfshira në këtë proçes, përmes përmbushjes elektronikisht te formaliteteve doganore dhe jo-doganore etj.
Sondazh

“Më mirë tanke sesa makina” - Prodhimi i pajisjeve ushtarake mund të “ringjallë” ekonominë gjermane
Kompanitë gjermane të mbrojtjes që kërkojnë më shumë kapacitete ndërsa Evropa përgatitet të rrisë shpenzimet ushtarake, po shohin me vëmendje industrinë e......

Demonstrata të reja mbarëkombëtare dhe përleshje të dhunshme shpërthejnë në Greqi! Arsyeja, aksidenti fatal i vitit 2023!
Protestuesit në Athinë lëshuan bomba benzine dhe fishekzjarre në përleshjet me policinë të mërkurën mbrëma, pas një valë të re demonstratash mbarëkombëtare......

Rreth 515 mln dëme të paguara për sigurimin motorik - AMF: 86% nga jo-jeta. Bien ato të mbuluara nga Fondi i Kompensimit
Në 686 milionë lekë ka arritur vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit në janar të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i......

Ekskluzive Reuters: Si BQE shmangu një katastrofë pagesash në 10 orë defekti teknik?!
Defekti i pagesave të Bankës Qendrore Europiane javën e kaluar bëri që pagat dhe fondet e mirëqenies të vonoheshin për mijëra njerëz dhe kjo mund të kishte......

"Luftë tarifore, luftë tregtare ose çdo lloj lufte" – Kina: Jemi të gatshëm të luftojmë SHBA-në deri në fund!
Kina tha se ishte e përgatitur për të luftuar "çdo lloj lufte" me SHBA-në, ndërsa Presidenti Donald Trump rrit presionin ekonomik dhe politik mbi vendin.......

Çmimet e arit janë në nivele rekord! – Por pse investitorët janë ende të interesuar për të?
Çmimet e arit janë rritur më shumë se 12% në vitin e deritanishëm dhe vazhdojnë të arrijnë nivele rekord. Pasiguria globale është një arsye që i shtyn......

Trump pezullon përkohësisht tarifat ndaj prodhuesve të makinave në Meksikë dhe Kanada!
Presidenti i SHBA Donald Trump u jep prodhuesve të automjeteve në Meksikë dhe Kanada një përjashtim tarifor për një muaj pas negociatave me figurat kryesore......

“Shqipëria, superfuqi energjetike e rajonit” - Berisha: Do përdorim çdo burim për të ua shitur shqiptarëve më lirë energjinë
Partia Demokratike ka prezantuar programin për energjinë dhe burimet natyrore. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha u shpreh se “duam që Shqipërinë ta......