Shqipëria Postuar më 3 Nëntor 2025, 12:15

Doganat mbledhin 210 milionë euro në Tetor - Rriten zhdoganimet e karburanteve dhe cigareve

Nga Elisabeta Dosku

Doganat mbledhin 210 milionë euro në Tetor - Rriten zhdoganimet e

Administrata Doganore ka mbyllur muajin tetor të vitit 2025 me perfomancë financiare pozitive, duke realizuar 21 miliardë lekë të ardhura apo rreth 210 milionë euro. Rritja në raport me Tetor 2024,  regjistrohet në afro 18 milionë euro më shumë. E përkthyer në përqindje, rritja rezulton të jetë në rreth 9.3% tregon , çka e vendos institucionin në linjë me objektivat e programit të vitit.

Kapërcim i  ndjeshëm është regjistruar në zhdoganimin e mallrave të akcizës. Volumi i karburanteve të importuara u rrit me rreth 12 mijë ton krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë, duke kapërcyer edhe nivelin e shtatorit 2025. Edhe konsumi i cigareve tregoi rritje, me rreth 30 ton më shumë.

Në totalin e periudhës janar–tetor 2025, të ardhurat doganore arritën në 199.7 miliardë lekë, duke qenë 9.2 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, që përfaqëson një ritëm rritjeje prej 5%.  Performanca rezulton gjithashtu plotësisht në përputhje me planin mujor të vendosur.

Mallrat e akcizës kanë shënuar sasi rekord gjatë 10-mujorit, me rritje të qëndrueshme në të gjitha kategoritë kryesore. Konkretisht importi i karburanteve u rrit me 71.200 ton në 10 mujorin e këtij viti krahasuar me një vit më parë, importi i cigareve u rrit me 235 ton; importi i kafesë me 203 ton dhe importi i birrës me  1.600 ton.

Këto tregues pasqyrojnë aktivitet më të lartë ekonomik dhe konsum më të gjerë në treg,  ndikuar ndjeshëm nga ecuria pozitive e sektorit të turizmit, duke mbështetur trendin pozitiv të mbledhjes së të ardhurave dhe besimin në vijimësinë e rritjes gjatë muajve të ardhshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat