Doganat mbledhin 13 mln euro shtesë për Janarin - “Lulëzojnë” mallrat e akcizës, rriten ndjeshëm importet
Doganat e kanë nisur vitin 2025 me perfomancë pozitive sa i takon të ardhurave të mbledhura.
Referuar të dhënave zyrtare, për muajin Janar janë arkëtuar 16.4 miliardë lekë apo 164 milionë euro në total. E thënë ndryshe administrata doganore ka tejkaluar planin për periudhën, me një nivel realizimi në 100.5 %.
Krahasuar me muajin Janar 2024, rezulton të jenë arkëtuar 1.3 miliardë lekë apo 13 milionë euro më shumë.
Importi i mallrave të akcizës ka dhënë kontributin kryesor në realizimin e të ardhurave.
Konkretisht për muajin Janar, janë importuar 8100 ton më shumë karburante se Janari 2024, importi i birrës është rritur me 1300 ton në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu regjistrohet rritje e importit të kafesë me 130 ton dhe e cigareve me 11 ton më shumë.
Kjo perfomancë vjen si rrjedhojë e rritjes së fluksit të turistëve në vendin tonë, kryesisht në dy vitet e fundit dhe jo vetëm në sezonin veror, por përgjatë gjithë vitit, si dhe rritjes së konsumit në tërësi. Po ashtu lëvizjet e shumta të qytetarëve gjatë fundjavave për të shfrytëzuar destinacione malore dhe jo vetëm, favorizuar edhe nga koha e mirë, kanë ndikuar në rritjen e këtij konsumi.
Të ardhurat nga akciza në 11 mujorin 2024, pasi ende nuk janë publikuar statistikat vjetore, anë realizuar në masën 57.8 miliardë lekë, 4.8 miliardë lekë ose 9.1% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Sondazh

“Të miratohet sa më shpejt buxheti i partive” - Celibashi: Është rritur numri mesatar i aplikimeve nga diaspora
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kërkoi nga Kuvendi miratimin sa më shpejt të fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në......

Jens Stoltenberg, ministër i Financave në Norvegji - Ish-kreu i NATO-s merr detyrën e re pasi drejtoi aleancën për 10 vjet
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të jetë ministri i ri i financave të Norvegjisë, si pjesë e një riorganizimi të kabinetit......

Plani i Trump për TikTok: Nënshkruan urdhrin për krijimin e një fondi sovran që mund të blejë kompaninë!
Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që përshkruan planet për një fond të pasurisë sovrane të drejtuar nga qeveria që të shërbejë si një......

Prezantohet raporti i OECD/SIGMA, Pirdeni: Dëshmi e rrugëtimit progresiv të Shqipërisë duke e pozicionuar lider rajonal në disa sektorë
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpunim me OECD/SIGMA, organizoi eventin “Transformimi i Sektorit Publik:......

Niset kontingjenti i parë i FA në operacionin e BE në Bosnje-Hercegovinë/ Hasani: “Dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar“!
Forcat e Armatosura të Shqipërisë rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në operacionin e......

Pension 550 euro në muaj? - Studimi/ Shpenzimet fikse të pensionistëve arrijnë deri në 800 euro
Pensionistët përballen me një të ardhur fikse që nuk mund të ndryshojë lehtësisht për shkak të pensioneve të caktuara dhe të kufizuara që marrin, por nga ana......

Plani i Kinës për gazin natyror - Tarifat kineze për LNG-në do të ndryshojnë rrjedhën e tregtisë globale
Vendimi i Kinës për të vendosur tarifa hakmarrëse për gazin natyror të lëngshëm të importuar nga SHBA do të rrisë përpjekjet për të shkëputur blerësin dhe......

AIDA mbështetje deri në 2,5 milionë lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve hap thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për vitin......