Doganat, krijohet “dritarja e vetme kombëtare” - Lehtësohet tregtia. Kosto 1.4 milionë USD/vit. Tarifa deri në 75 euro për bizneset

Dogana shqiptare do të funksionojë me një Dritare të Vetme Kombëtare. Projektligji i hedhur për konsultim publik, përcakton rregullat për krijimin dhe vënien në funksionim të Dritares së Vetme Kombëtare Doganore si dhe rregullat për bashkëpunimin elektronik, përmes shkëmbimit të të dhënave të ndërveprueshme, ndërmjet autoriteteve doganore dhe autoriteteve të tjera kompetente sipas legjislacionit në fuqi, për mallrat që hyjnë dhe dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë, duke mundësuar dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar në mënyrë të standartizuar dhe sipas parimit “vetëm një herë”.
Sipas draftit, koncepti i një dritareje të vetme paraqitet si: “Një lehtësi që lejon palët e përfshira në tregti dhe transport të depozitojnë elektronikisht, vetëm një herë, informacionin e kërkuar përmes dokumentve të standardizuara, në një pikë të vetme hyrjeje, për të përmbushur të gjitha kërkesat rregullatore që lidhen me importet, eksportet dhe tranzitin.”
Lehtësimi i përpunimit dhe qarkullimit të informacionit përmes Dritares së Vetme Kombëtare Doganore, përkthehet në krijimin e një mjedisi tërësisht elektronik “pa letër” dhe konvertimin e dokumentacionit në letër, në dokumente dhe të dhëna digjitale.
Sipas draftit, financimi i fazës së ndërtimit dhe implementimit/operimit të sistemit DVKD sigurohet nga kredia e Bankës Botërore (IBRD) në shumën 5.9 milionë dollarë. Ndërsa pas përfundimit të implementimit, sistemi do të kërkojë një fond operativ vjetor prej 1.36 milionë dollarë në vit. Referuar projektligjit, teknikisht ekzistojnë disa opsione të mbulimit të shpenzimeve për operimin e sistemit. Opsioni i parë është që Qeveria të mbulojë 100% të shpenzimeve të operimit dhe mirëmbajtjes nga Buxheti i Shtetit. Opsioni i dytë është që qeveria mund të vendosë të zbatojë një strukturë tarifash për vetëfinancimin e sistemit, me tre burime potenciale: Tarifa regjistrimi dhe abonimi, 25 USD regjistrimi njëherë; 50 USD abonim vjetor; Tarifa për transaksione doganore si dhe Tarifat ekzistuese LPCO (licenca, leje, certifikata, origjinë), të cilat aktualisht gjerojnë rreth 2.7 milionë dollarë në vit për buxhetin e shtetit dhe mund të integrohen gradualisht në sistemin NSË pa ndryshuar natyrën e tyre ligjore.
Sipas projektligjit, kjo nismë kjo nismë sjell përfitime konkrete duke garantuar: Administrim më të mirë të procedurave që ndiqen në kufi; Ulje të korrupsionit dhe aktiviteteve të tregtisë së paligjshme; Minimizim të kontakteve me personelin dhe reduktim të mundësive për mitdhenie; Lëvizje më të shpejtë të mallrave; Rritje të transparencës dhe llogaridhënies të autoriteteve publike të përfshira; Zhdoganim më të shpejtë i mallrave; Përdorim më efikas dhe produktiv të burimeve; Ulje të kostove, për të dyja palët e përfshira në këtë proces, përmes përmbushjes elektronikisht te formaliteteve doganore dhe jo-doganore etj.
Kjo është hera e parë ku financohet një projekt për ofrimin e shërbimeve përmes një dritareje të vetme (single Windoë ), në funksion të doganës elektronike, si një reformë për digjitalizimin dhe modernizimin e aplikimeve/kërkesave të paraqitura në dogana dhe në autoritetet e tjera të bashkëpunimit ndërkufitar, me qëllim uljen e burokracive administrative dhe uljen e kostove të transaksioneve tregtare gjatë procedurave të import – eksportit apo regjimit transit të mallrave në Republikën e Shqipërisë.
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë mëngjes luhatje të lehta të vlerës relativisht pozitive krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 81 lekë......
Nënshkruhet marrëveshja BE-Indi - Tregtia e lirë, çfarë përfitojnë vendet evropiane?
Pas muajsh negociatash intensive, Komisioni Evropian përfundoi të martën një marrëveshje të tregtisë së lirë me Indinë, e cila ul ndjeshëm tarifat për......
Vendi me 5,4 mln banorë prodhon 1 mln makina - Si arriti Sllovakia të mbledhë kaq shumë prodhues makinash?
Sllovakia, e cila numëron 5.4 milionë banorë, prodhon pothuajse një milion makina në vit. Ky numër është i vogël në krahasim me prodhuesit më të mëdhenj në......
Hamburg, pakt për 100 gigavat energji eolike - BE: Energjia e pastër, zhvillim dhe sovranitet
Britania, Gjermania, Danimarka dhe vende të tjera të Europës do të nënshkruajnë një pakt për energji të rinovueshme në një samit në Hamburg, duke siguruar......
Si ndryshojnë taksat e shërbimeve digjitale në Evropë? - Mesatarisht janë 3-5%. Hungaria ka normën më të lartë prej 7.5%
Ekonomia digjitale paraqet sfida në rritje për sistemet tatimore, pasi shërbimet online nxjerrin në pah kufizimet e kornizave aktuale. Sipërmarrjet virtuale,......
1 miliardë euro investime ne energji - Paketa e reformave ekonomike 2026-2028, rritje e investimeve te huaja
Paketa e re e reformave të zhvillimit ekonomik, pritet të sjellë një rritje të ndjeshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke e përmirësuar rritjen......
“Floririn merreni, hebrenjtë jo”, fjalët e Edi Ramës që ngritën në këmbë Parlamentin e Izraelit
Në një seancë të posaçme, Kryeministri Rama iu drejtua parlamentit izraelit me një fjalim, pasi u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Netanjahu dhe......
Rama në Izrael, pritet nga homologu Netanyahu - Pasdite, fjalimi në parlamentin e vendit, Knesset
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael ku u takua me homologun e tij Benjamin Netanyahu si dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin......


