Shqipëria Postuar më 13 Mars 2026, 09:51

Doganat bllokojnë mallra të dyshuara për shkelje të pronësisë intelektuale

Nga Edel Strazimiri

Doganat bllokojnë mallra të dyshuara për shkelje të

Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, njofton se në bashkëpunim dhe koordinim intensiv me degët doganore në Kakavijë dhe në Durrës, kanë bllokuar 5340 palë atlete, që cenojnë pronësinë intelektuale për markat.

Sipas njoftimit mallrat u përkasin markave "Christian Dior" dhe "New Balance" dhe bllokimi u krye në dyshimin për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Bllokimi i mallrave u realizua në kuadër të angazhimit të Drejtorisë Përgjithshme e Doganës për garantimin e  barazisë në tregtinë e lirë dhe zbatimin e ligjit dhe strukturat doganore po vijojnë verifikimet e mëtejshme për rastet.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon se mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat