Shqipëria Postuar më 4 Korrik 2025, 11:39

Dogana shqiptare: Konfiskohen mbi 600 koli pije freskuese për shkelje të markës tregtare

Nga Scan TV

Dogana shqiptare: Konfiskohen mbi 600 koli pije freskuese për shkelje

Dogana shqiptare njofton se operacioni i ndërmarrë nga dega e doganës së Durrësit ka çuar në konfiskimin e 616 kolive me pije freskuese që mbanin mbishkrimin “Lemon Soda Dr Fruit”, për shkak të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale.

Sipas njoftimit pas një sinjalizimi fillestar dhe kontrolleve të kryera mbi mallrat, strukturat e specializuara të Administratës Doganore Shqiptare, në bashkëpunim me përfaqësuesin ligjor të mbajtësit ekskluziv të markës “Lemon Soda” në Shqipëri, “Eurolab Internacional Grup shpk”, konstatuan se mbishkrimi “Lemon with Soda” ishte në thelb i padallueshëm nga marka e njohur tregtare “Lemon Soda”.

Gjithashtu, Dogana bën me dije se u verifikua se emërtimi “Dr Fruit” nuk rezulton të jetë i regjistruar si markë tregtare në Shqipëri dhe as në sistemin ndërkombëtar të Madridit (WIPO), duke përforcuar dyshimet për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.

Administrata Doganore Shqiptare thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm në luftën kundër tregtimit të mallrave të falsifikuara dhe në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve shqiptarë.

Shqipëria 4 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë pasi është blerë këtë mëngjes me 82.6 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat