Dogana Shqiptare dhe e BE, një e vetme - Si përfiton Shqipëria? OLAF të drejtë për hetime të befta
Shqipëria do të vijojë të jetë pjesë e programit të BE-së, “Doganat” , i cili synon të mbështesë bashkimin doganor dhe autoritetet doganore, që të punojnë së bashku dhe të veprojnë si një, për të mbrojtur interesat financiare dhe ekonomike të Bashkimit dhe të shteteve anëtare të tij, dhe të vendeve që aderojnë për tu bërë pjesë e BE-së.
Marrëveshja, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027, është depozituar për ratifikim në Kuvend.
Programi është një mekanizëm mbështetës, që synon të ndihmojë vendet pjesëmarrëse në rritjen e kapaciteteve të administratës doganore, modernizimin e proceseve dhe forcimin e luftës kundër mashtrimeve dhe kontrabandës. Programi shërben si një platformë për shkëmbimin e praktikave më të mira, trajnimin e stafit doganor dhe përfshirjen në projekte të përbashkëta, që ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë e të efikasitetit të kontrolleve doganore.
Një aspekt i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje është edhe mbikëqyrja dhe menaxhimi financiar i fondeve të alokuara. Marrëveshja përcakton se Komisioni Evropian, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Gjykata Evropiane e Audituesve kanë të drejtën të monitorojnë dhe të auditojnë përdorimin e fondeve nga Shqipëria, duke garantuar që ato të përdoren në përputhje me rregullat dhe objektivat e programit. Në rast të mosplotësimit të detyrimeve financiare nga ana e Shqipërisë, Bashkimi Evropian ka të drejtë të pezullojë pjesëmarrjen e saj në program, gjë që do të ndikonte negativisht në përfitimet që Shqipëria merr nga ky mekanizëm.
Ndër të tjera, parashikohet që Komisioni Evropian dhe Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) autorizohen për të kryer hetime administrative, duke përfshirë kontrolle dhe inspektime të befta në territorin e Shqipërisë. Këto hetime kryhen në përputhje me kushtet e përcaktuara nga aktet e zbatueshme të një apo më shumë institucioneve të BE-së. Vlera totale e kontributit financiar të Shqipërisë deri në 2027, për të qenë pjesë e këtij programi është rreth 164 mijë euro.
Sondazh

Shteti paguan 70% për panelet e ngrohjes së ujit - Mbyllen aplikimet. Nga 3953 kërkesa, 2000 prej tyre u shpallën fitues
3953 aplikime u paraqitën pranë Agjencisë së Eficiencës së Energjisë për të përfituar nga skema për subvencionimit në masën 70% të paneleve diellore për......

Italia ofron energji falas për 6 orë - Impiantet diellore, përgjegjëse për uljen e ndjeshme të çmimeve
Në një ditë festive me konsum të ulët dhe prodhim të shkëlqyer fotovoltaik, tregu italian i energjisë elektrike regjistroi për herë të parë në histori çmime......

Të ardhurat nga mineralet, pas një dekade - SHBA dhe Ukraina mund të presin mbi 10 vjet për të përfituar nga marrëveshja
Shpërblimi financiar nga një marrëveshje e re për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së mund të zgjasë një dekadë ose më shumë, pasi investitorët përballen me......

Në cilat qarqe u hapën më shumë biznese? - Kryeson fuqishëm Tirana, Kukësi në vendin e fundit
Numri i bizneseve të reja të hapura përgjatë vitit 2024 ka pësuar rritje, duke reflektuar kështu dhe performancën e ekonomisë shqiptare si dhe kërkesën e......

Miratohet udhëzimi për administrimin e rezultatit zgjedhor - Zgjedhjet e 11 majit, synohet standardizim dhe transparencë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi udhëzimin për përcaktimin e rregullave për mbledhjen, administrimin e publikimin e rezultatit paraprak të......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon të regjistrojë paqëndrueshmëri teksa e mbyll këtë javë me luhatje te vazhdueshme duke u blerë sot me 86.4 lekë dhe duke u shitur me......

“Programi ynë për çdo shqiptar” - Berisha në Belsh: Synojmë të ndryshojmë jetën për mirë të çdo qytetari
Duke folur në një takim me banorë të Belshit dhe Cërrikut, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh programi i aleancës PD-ASHM është për çdo......

Ulet numri i të vetëpunësuarëve në Shqipëri/ Dominojnë meshkujt dhe personat me arsim 8-9 vjeçar
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë tre muajve të fundit të vitit 2024, numri i të vetëpunësuarve në Shqipëri zinte rreth 29.9% të të punësuarve......