Shqipëria Postuar më 25 Shtator 2025, 14:25

Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të famshme!

Nga Edel Strazimiri

Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të

Dogana Shqiptare njofton se Strukturat e Degës Doganore Kapshticë, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, kanë finalizuar disa raste bllokimi të mallrave të dyshuara si falsifikime të markave të mbrojtura tregtare.

Sipas informacionit të publikuar gjatë ditës së sotme, pas një kontrolli të detajuar mbi një mjet të ardhur përmes kësaj pike doganore, u evidentuan sasi të konsiderueshme artikujsh veshjesh dhe aksesorësh me logo të markave ndërkombëtare të njohura. Konkretisht u gjetën:

• Nike – 265 bluza pambuku

• Lacoste – 325 bluza pambuku

• Prada – 110 bluza pambuku, 35 xhupa tekstili

• Hugo Boss – 570 bluza pambuku

• Off White – 45 bluza pambuku

• Casablanca – 40 bluza pambuku

• Polo – 565 bluza pambuku

• Tommy Hilfiger – 135 bluza pambuku

• Moncler – 260 bluza pambuku, 75 xhupa pa mëngë, 75 xhupa tekstili për femra

• Calvin Klein – 220 bluza pambuku, 25 xhupa pa mëngë

• North Face – 50 bluza pambuku

• Amy – 335 bluza pambuku

• Emporio Armani – 110 bluza pambuku

• Dolce & Gabbana – 85 bluza pambuku

• Burberry – 40 bluza pambuku, 35 xhupa pa mëngë

• Fendi – 5 bluza pambuku

• Louis Vuitton – 35 xhupa tekstili për femra

• Christian Dior – 25 xhupa tekstili për femra

Ky rast vjen pas dy bllokimeve të tjera të kryera më 22 dhe 23 shtator 2025 në të njëjtën pikë doganore. Në këto raste u identifikuan mallra të dyshuara si falsifikime, përfshirë:

• Oysho – 147 tuta, 98 kostume sportive, 246 artikuj të tjerë sportivë për femra

• Vans – 14 bluza me kapuç

• Adidas – 27 kostume për fëmijë

• Logo klubesh futbolli – 154 kostume sporti për fëmijë

• Goyard – 33 çanta femrash

• Coach – 21 çanta

• Massimo Dutti – 36 fustane, 27 fustane dimërorë

• Off White – 28 kostume për femra, 8 pallto

 Dogana shqiptare vijon të jetë e angazhuar në mbrojtjen e pronësisë intelektuale, si pjesë e angazhimeve për forcimin e integritetit tregtar dhe garantimin e një tregu të drejtë për konsumatorët dhe bizneset.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat