Shqipëria Postuar më 8 Prill 2026, 09:46

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat

Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke regjistruar zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 81.3 lekë dhe është shitur me 82.6 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës nga dita e djeshme duke u blerë këtë të mërkurë me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.1 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 103.1 lekë dhe duke u shitur me 104.1 lekë krahasuar me ditën e martë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu është forcuar mëngjesin e kësaj të mërkurë duke shënuar një rritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 109 lekë dhe është shitur me 110 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat