Shqipëria Postuar më 5 Qershor 2025, 09:31

Dobësohet sërish Dollari amerikan ndërsa Paundi rikuperon pikë!

Nga Edel Strazimiri

Dobësohet sërish Dollari amerikan ndërsa Paundi rikuperon

Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 85.3 lekë dhe është shitur me 86.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane vazhdon të qëndrojë edhe sot relativisht e qëndrueshme pasi në raport me ditën e mërkurë është blerë sot me 97.6 lekë dhe është shitur me 98.4 lekë.

Franga zvicerane edhe nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 103.8 lekë dhe duke u shitur me 104.8 lekë.

Paundi britanik sakaq  është forcuar mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 115.6 lekë dhe duke u shitur me 116.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor krahasuar me dje.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat