Shqipëria Postuar më 24 Qershor 2025, 10:12

Dobësohet ndjeshëm Dollari dhe Franga – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Nga Edel Strazimiri

Dobësohet ndjeshëm Dollari dhe Franga – Çfarë ka

Monedha europiane nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të kuotës as këtë të martë duke u blerë sot me 97.5 lekë dhe duke u shitur me 98.3 lekë në raport me ditën e djeshme.

Dollari amerikan është blerë sot me 84 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke pësuar kështu një zbritje të konsiderueshme të vlerës në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar rënie të ndjeshme të vlerës këtë të martë duke u blerë sot me 103.1 lekë dhe duke u shitur me 104.3 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Paundi britanik sakaq ka pasur një rritje të lehët të vlerës krahasuar me dje duke u blerë sot me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat