Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2024, 09:45

Dobësohet Euro ndërsa Dollari dhe Paundi rikuperojnë pikë!

Nga Edel Strazimiri

Dobësohet Euro ndërsa Dollari dhe Paundi rikuperojnë pikë!

Monedha europiane është dobësuar këtë mëngjes pas mbylljes së zgjedhjeve amerikane duke u blerë sot me 97.9 lekë dhe duke u shitur me 98.5 lekë në raport me një ditë më parë.

Dollari amerikan nga ana tjetër ka rikuperuar disi pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 90.4 lekë dhe duke u shitur me 92.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane e ka nisur ditën në kuota të qëndrueshme nga dita e martë duke u blerë sot me 103.7 lekë dhe duke u shitur me 104.7 lekë.

Paundi britanik blihet sot me 116.7 lekë dhe shitet me 118.2 lekë duke fituar pikë nga një ditë më parë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat