Shqipëria Postuar më 3 Dhjetor 2025, 10:05

Dobësohet Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Franga, Euro dhe Paundi?

Nga Edel Strazimiri

Dobësohet Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Franga, Euro dhe

Dollari amerikan ka regjistruar këtë mëngjes një rënie të vlerës krahasuar me një ditë më parë teksa është blerë me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane e ka nisur këtë të mërkurë në vlera të qëndrueshme në raport me ditën e djeshme pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 96.2 lekë dhe është shitur me 97 lekë.

Franga zvicerane ka pasur një luhatje të lehtë të kuotës këtë mëngjes në raport me ditën që lamë pas duke u blerë sot me 102.7 lekë dhe duke u shitur me 103.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq nuk ka shënuar lëvizje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e kësaj të mërkure duke u blerë sot me 109 lekë dhe duke u shitur me 110.2 lekë në raport me ditën e djeshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat