Shqipëria Postuar më 11 Dhjetor 2025, 09:35

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga forcohet  – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga forcohet  – Sa

Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë mëngjes të regjistrojë rënie të vlerës pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 82.2 lekë dhe është shitur me 83.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq vijon edhe mëngjesin e sotëm të mos shënojë luhatje të konsiderueshme të vlerës duke ruajtur stabilitetin e saj prej disa kohësh tashmë duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 96.9 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pasur një rritje të lehtë të kuotës duke e nisur ditën pozitivisht teksa është blerë këtë të enjte me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.6 lekë në raport me ditën e djeshme.

Paundi britanik nuk ka pasur lëvizje të ndjeshme të vlerës ketë mëngjes duke u blerë sot pa ndonjë ndryshim të dukshëm nga dje me 109.6 lekë dhe duke u shitur me 110.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat