Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2025, 09:34

Dobësohen Dollari dhe Franga – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Nga Edel Strazimiri

Dobësohen Dollari dhe Franga – Çfarë ka ndodhur sot

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të lehtë të vlerës pasi e nisi javën pozitivisht duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me 83.4 lekë dhe duke u shitur me 84.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq edhe këtë të enjte nuk ka regjistruar lëvizje të konsiderueshme të kuotës krahasuar me fillimin e javës dhe ditën e mërkurë duke u blerë sot me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka shënuar një zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë me 103.1 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik nuk ka pasur luhatje të kuotës të ndjeshme në raport me ditën që lamë pas pasi është blerë këtë mëngjes me 109 lekë dhe është shitur me 110.2 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video