Shqipëria Postuar më 30 Nëntor 2025, 17:40

''Do të sjellim në Shqipëri një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor''/ Rama: Në fillim të 2026 vjen në Shqipëri kryeministri i Katarit, sheiku Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani

Nga Alida Lula

''Do të sjellim në Shqipëri një ndër
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Doha të Katarit, ku u prit nga kryeministri Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, do të pasohet në fillim të vitit të ardhshëm në vendin tonë. Gjatë podcastit "Flasim", kryeministri komentoi vizitën zyrtare të zhvilluar disa ditë më parë në Doha të Katarit, duke thënë se në Shqipëri shumë shpejt do të vijë miku i tij, sheiku Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Rama bëri me dije se një shërbim prestigjioz spitalor do të integrohet në vendin tonë, si pjesë e bashkëpunimeve Shqipëri - Katar.

''Para pak ditësh vizitova Dohën ku kalova disa orë intensive diskutimesh me mikun tim të shtrenjtë, Kryeministrin e Katarit, Sheikun Muhamed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani një ndër udhëheqësit më të talentuar e më të respektuar të botës së sotme, i cili do të vijë me shumë dëshirë në Shqipëri në muajt e parë të vitit të ri. Diskutuam mbi tema të rëndësishme me kryeministrin aty, dhe do të përgatisim një agjendë ambicioze bashkëpunimi, që do ta bëjmë publike gjatë vizitës së tij në vendin tonë. Por mund të them qysh sot se do të sjellim në vendin tonë një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor, qoftë si praktikë private, e qoftë si praktikë partneriteti publik–privat, çka do të ndikojë shumë pozitivisht në rritjen e standardeve të shërbimit tonë publik spitalor”- theksoi kryeministri Rama në potcastin 'Flasim'.

''Do të sjellim në Shqipëri një ndër

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat