“Do të rrisim moshën për check up falas” - Rama në Gjirokastër: Hoqëm “tavanin” e pensioneve. Rritje reale
Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistë në qytetin e Gjirokastrës deklaroi se do të rritet mosha për check up falas.
“Kemi një tjetër gjë që është kërkesë e shumë pensionistëve për të rritur moshën për Check Up falas. Do ta bëjmë këtë gjë, do të rrisim moshën për check up falas. Chech Up që ka qenë shumë i përbaltur ka treguar se ka qenë i vlefshëm për parandalimin e sëmundjeve duke u dhënë njerëzve informacion që duhet të kujdesen për këtë apo atë ngjarje në organizmin e tyre. Në këtë mënyrë besoj në tërësi, ne nuk lajmë dot borxhin ndaj jush, është i madh që vendi që gjeneratat e reja iu kanë por së paku, gjithçka që kemi mundësi, dhe çdo mundësi të re që krijohet e kemi vënë dhe do ta vëmë në dispozicionin tuaj”, tha Rama.
Duke folur për rritjen e pensioneve, Rama akuzoi opozitën e sotme, se kur ishte në pushtet e kthyen pensionin në një asistencë.
“E kanë bërë ata që sot iu qajnë hallin pensionistëve. Përpara reformës ndodhën dy gjëra të rënda. E para, ju e dini më mirë u shkatërruar gjithë baza prodhuese e vendit, u nxorën të tërë në rrugë dhe 40 vjeç u quajtën pensionistë dhe u caktua një tavan 240 mijë lekë të vjetra, dhe t’i të hidheshe përpjetë se kaloje dot tavanin , pavarësisht sesa sigurime kishe. Pra pensioni u kthye në asistencë, nuk ishte pension. Çfarë ndodhi? Si dikush që nuk kishte kontribute, si Suzana, tavani ishte aq. Dhe zysha ka dalë me tavanin 24 mijë lekë. Sot me indeksimet e bëra vit pas viti, ka një pension 350 euro. Ndërkohë që zysha tjetër që ka dalë pas reformës, ne hoqëm tavanin dhe vendosëm bazën kontributive në themelin e skemës së pensioneve, dhe zysha tjetër në raport me kontributet e veta, megjithëse kanë të njëjtat vite ka pension më të madh, 380 euro. Këto ishin dy politikat e ndryshme për pensionet mes nesh dhe atyre që vijnë iu qajnë hallin pensionistëve”, u shpreh Rama.
Sipas Ramës, paga mesatare për mësuesit ka kaluar nga 330 euro, në rreth 1000 euro aktualisht, ndërsa objektivi është që deri në vitin 2030 të arrijë 1200 euro.
Sondazh

Arabia Saudite "pushton" importet shqiptare/ Serbia dhe Maqedonia e Veriut humbasin terren për produktet 'Made in Albania'
Tregtia e jashtme në tremujorin e parë të 2025 ka pësuar luhatje të forta me partnerët kryesorë të Shqipërisë, duke reflektuar ndryshime interesante në......

Mashtrimet aziatike me vlerë 35 miliardë euro - OKB paralajmëron: Po përhapen në të gjithë botën!
Grupet transnacionale të krimit të organizuar në Azinë Lindore dhe Juglindore po përhapin operacionet e tyre fitimprurëse të mashtrimit në të gjithë globin......

Doganat, 1.2 milionë euro gjoba ndaj bizneseve - 33 referime në prokurori, rriten rastet e kontrabandës
Administrata doganore ka konstatuar një sërë shkeljesh në qarkullimin e mallrave dhe bizneseve përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare nga ky institucion......

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?
Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......

Procesi misterioz i zgjedhjes së kreut të ardhshëm të kishës - Cilët janë pretendentët për të zëvendësuar Papa Françeskun?
Pas një periudhe zie nëntë-ditore dhe funeralit për Papa Françeskun, i njohur si Novendia, Kisha Katolike do të organizojë konklavën e radhës. Procesi......

Vetëm 13.1% e atyre që u hiqet patenta, e rifitojnë atë - DPSHTRR: Procedura, riregjistrim nga e para në autoshkollë
Është zhvilluar sesioni i radhës i ritestimit për drejtuesit e mjeteve që kanë humbur lejen e drejtimit për shkak të shkeljeve të rënda të Kodit......

Investitorët ‘braktisin’ asetet amerikane - Trump sulmon Powell dhe bën thirrje për ulje të normave!
Presidenti amerikan Donald Trump intensifikoi presionin ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell për ulje të normave të interesit të hënën, duke e......

Shqiptarët qarkullojnë me makina të vjetra! - Në vitin 2024 paguan 65 milionë euro taksa mbi automjetet e përdorura
Qytetarët shqiptarë preferojnë të blejnë dhe të përdorin më së shumti një automjet të përdorur se sa një të ri. Këtë e vërteton edhe fakti se bizneset e......