Shqipëria Postuar më 16 Prill 2025, 12:23

“Do të formalizojmë industrinë e turizmit” - Berisha: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve jashtë sezoneve

Nga Hamit Yzeiraj

“Do të formalizojmë industrinë e turizmit” - Berisha:

Gjatë një bashkëbisedimi me shoqatat e turizmit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se ky sektor ka një problem shumë madhor, që është informaliteti. Sipas tij, ky informalitet godet sipërmarrësit e ndershëm, i cili zhvillon investime transparente.

Ky informalitet në Shqipëri, po të shohim në krahasim me Malin e Zi është i tillë. Mali i Zi me 2.8 milionë turistë në vit, regjistron 16.8 milionë net fjetje. Shqipëria me 10 milionë turistë në vit, regjistron 6, vitin e fundit 7 milionë net fjetje. Po të mos e krahasuar më pas me Kroacinë e cila regjistron rreth 100 e ca milionë net fjetje. Kështu që ne kemi një shkallë informaliteti të jashtëzakonshëm. Formalizimi i turizmit është ndoshta një nga kushtet më themelore.

Sipas Berishës, shteti do të marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve.

Ne së bashku me këto shoqata, do arrijmë një marrëveshje ku shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve.  Përndryshe këta fillojnë çdo vit nga e para. Ajo praktikë që ekziston në Greqi dhe Itali, do vendoset edhe në Shqipëri se ne nuk kemi potencial më të vogël se ata. Sikundër do bëhet gjithçka për zgjatjen sa më të madhe të sezonit turistik.

Beërisha shtoi se, ka shumë mundësira, Shqipëria është turistike në çdo sezon dhe ky është një drejtim tjetër.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat