Shqipëria Postuar më 24 Mars 2025, 11:37

“Do të dyfishohet vlera e pronave” - Rama: Investoni sot, se pas hyrjes në BE do t'u kthehet në mirësi

Nga Ledina Elezi

“Do të dyfishohet vlera e pronave” - Rama: Investoni sot, se

Me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, çmimi i pronave pritet të dyfishohet. Në një takim të zhvilluar me sipërmarrësit e rinj në Sarandë, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është vendi ideal për të investuar sot, pasi vlera e pronës do të rritet me integrimin në BE.

“Në momentin që do hyjmë në BE, të gjitha pronat do të pësojnë rritje çmimi dyfish menjëherë siç ka treguar historia e të gjitha vendeve që kanë hyrë. Kur Kroacia hyri në BE, një muaj pasi gjithçka kërceu dyfish se prona e patundshme bëhet objekt interesi. Nuk është më interes thjesht i popullatës që banon këtu. Njësoj si një qytet i ri t’i shtohet Shqipërisë dhe të ketë potencialet që ka Shqipëria. Përfytyroni se çfarë interesi do të kishte që edhe pse dyfishohen janë më lirë sesa vendet e zhvilluara të BE. Kështu që çfarëdo investimi të bëni sot, pas disa vitesh do t’u kthehet në mirësi”. 

Për sa i përket Paketës së Maleve, Kryeministri theksoi se mjafton të merret një dëshmi e pronës nga Këshilli Bashkiak për të bërë marrëveshjen me shtetin, për të marrë lejen e ndërtimit dhe për të filluar investimin.

“500 të parët që do të futen në aplikim për të zhvilluar një pronë për agroturizëm, për agropërpunim, ose për çfarëdolloj zhvillimi tjetër me natyrë rurale që kërkon një investim, po kryesisht për agroturizëm, do të ketë një periudhë 10-vjeçare pa asnjë taksë. I 501 do paguajë taksë. Për ata që kanë vizion dhe kurajo, Shqipëria është vendi ideal për të investuar se të jep mundësinë që pastaj të fitosh shumë me tepër se çfarë mund të fitosh jashtë dhe duke punuar për të tjerët”.

Lidhur me mosdeklarimin e numrit të shtretërve nga strukturat hoteliere, Rama deklaroi se do i japin një opsion atyre për të pranuar një paradeklarim me marrëveshje që të paguajnë 65% në periudhën e pikut, nëse nuk duan asnjë kontroll tatimor. Gjithashtu, po krijohet një model i inteligjencës artificiale për të inspektuar shkeljet e tyre.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat