“Do të 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer” - Berisha: Brenda vitit të parë do të kemi një rritje të madhe të prodhimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me bizneset në tregun artizanal të Krujës. Duke folur për sektorin e bujqësisë ai premtoi se do të 6-fishojë subvencionet për çdo fermer.
Ne heqim çdo barriere jo ka 100 kokë, jo ka 10 kokë, jo ka kaq hektarë, aq hektarë. Çdo fermer do subvencionohet për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti, për çdo fidan të mbjellë. Do ketë kredi të buta, 80 përqind të interesave për fermerët dhe biznesin e vogël, do e mbulojë shteti. Do ndalohet me ligj importimi i inputeve bujqësore që nuk shiten në të paktën dy vende të BE. Sikundër i ilaçeve që nuk shiten në të paktën dy vende të BE.
Sipas Berishës, paratë që marrim nga qytetarët ne do i kthejmë një pjesë të mirë tek ju për rroga, për pensione, dhe do vendosim minimumin jetik.
Minimumi jetik është një shumë me të vërtetë minimale, 200 euro, por është një shumë që çdo shqiptar e nxjerr jashtë varfërisë ekstreme. Një njeri që merr 6.3 euro në ditë nuk është në varfëri ekstreme. Është i varfër, por jo në varfëri ekstreme. Kështu që me këtë ne bëhemi një shoqëri më e drejtë, më e moralshme dhe dëshmojmë se nuk do lëmë njeri në vuajtje, në dhimbje, në mjerim. Këto brenda 100 ditëve. Së dyti, rrogat e ulëta do i ngremë në 500 euro. Rrogat sot, nëse do kishin ndjekur ligjin e inflacionit, rrogat e ulëta sot duhej të ishin 730 euro. Po këta menduan vetëm për rrogat e larta, trefishuan, katërfishuan rrogat e larta.
Berisha shtoi se, krahas filozofisë t’ua kthejmë paratë qytetarëve, kemi tjetrën, t’ua lëmë paratë biznesmenëve për të zgjeruar aktivitetin e tyre, për të zgjeruar vendet e punës, për të prodhuar më shumë. Në këtë mënyrë, tha ai, brenda vitit të parë do të kemi një rritje të madhe të prodhimit.
Sondazh

272 kontrolle në muaj për naftën - 13 raste me probleme, në 2024 konsumi u rrit me mbi 59 mijë ton
Produktet energjetike të hedhura për konsum në treg siç është nafta apo gazi natyror kanë qenë në fokus të kontrolleve sa i takon gjurmimit të tyre dhe nëse......

SHBA-Ukrainë, më pranë marrëveshjes - Kievi nënshkruan memorandum mirëkuptimi për mineralet
Ukraina njoftoi se kishte nënshkruar bazën e një marrëveshjeje për mineralet me SHBA-në, megjithëse detajet e paktit ende nuk janë njoftuar. Yulia......

Tenderët, institucionet “shpërndanë” 172 mld lekë - Raporti i APP për 2024: Nga procedurat u kursye 14% e fondit limit të shpallur
Rreth 172 mld lekë është vlera e kontratave për punë, mallra apo shërbime të shpallura fituese gjatë vitit 2024 nga institucionet shtetërore. Agjencia e......

“Industria prodhuese, progres në tregun botëror” - Rama: Momenti i hyrjes në BE ndryshon menjëherë edhe pagat, automatikisht
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, kryen një vizitë në një nga katër kompanitë më të......

Privatizimi i pronave me kontratë qiraje 1 euro - Ndryshojnë rregullat, si do të shiten tek subjektet që i kanë në përdorim
Pronat e dhëna me qira 1 euro do të mund të privatizohen nga subjektet që i kanë në përdorim me kontratë. Projektligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave......

Trump premton marrëveshje tregtare me BE-në - Lideri amerikan dhe kryeministrja italiane Meloni diskutojnë për tarifat
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan theksoi marrëdhënien shumë të mire mes Italisë dhe......

Ushtria e SHBA-së, pjese e bisedimeve për tarifat - Trump përfshin kostot e trupave amerikane në negociata me aleatët aziatikë
Dhjetëra mijëra trupa amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut dhe Japoni duket se do të jenë pjesë e negociatave tarifore të Presidentit Donald Trump,......

Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3 milionë lekë për dy viewpoint-e (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërhyrje për përmirësimin e aksesit turistik, pika panoramike, viewpoint përgjatë rrugës......