Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2026, 13:25

“Do ta çojmë Shqipërinë në bregun e BE, me çdo kusht"! Kryeministri Edi Rama flet për Zvërnecin dhe integrimin

Nga Scan TV

“Do ta çojmë Shqipërinë në bregun e BE, me

Kryeministri Edi Rama komentoi sot protestat kundër investimit në Zvërnec. Kryeministri tha se qeveria është e vendosur për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, pavarësisht situatave dhe kundërshtive.

“Një vorbull shumfish më e madhe sesa vetë përmasa e vendit tonë, e cila përfshiu bashkëqytetarët tanë, të reja, të rinj, familjarë me karroca fëmijësh, patriotë digjital, punonjës të mirëpaguar bankash, komedianë të kthyer në kandidatë, delirantë me qeleshe, intelektual me kapelë republike, njerëz nga çdo anë e botës, media sociale dhe tradicionale, nga të gjitha kontinentet, organizata vendase dhe të huaja, parti politike në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, aktorë të biznesit të turizmit në rajon, dhe aktorë shtetëror malinj ndaj Shqipërisë. Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij, Trump” – tha Rama.

Sipas tij, ky projekt zhvillimi u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte që nuk ka objekt Shqipërinë.

“Shqipëria nuk është flamingo që merret zvarrë për tu dukur bukur. Shqipëria është një vend që sot është në luftë të madhe me veteveten dhe BE është Itaka jonë. Kemi detyrë ta çojmë Shqipërinë në atë breg me çdo kusht. Kjo është rruga më e vështirë, është rruga e ime, juaj, e jona” - shtoi Rama.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat