“Çdo shqiptar do të sigurojë shtëpinë nga tërmeti”/ Si do llogaritet primi? Rreth 2% e dëmeve do të paguhen nga vetë pronari
Çdo familje do të sigurojë shtëpinë nga tërmeti. Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj që e bën të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmetet.
Ky projektligj është hartuar me mbështetjen e Bankës Botërore dhe synon që të përmirësojë sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike.
Kompanitë e sigurimit do të kenë vetëm rolin e agjentit të shitjes. Një qytetar duhet të paguajë për një vit primin e sigurimit te një kompani sigurimi, prim të cilin kompania do ia kalojë shtetit, konkretisht Fondit për Tërmetet. Kompanitë e sigurimit do të marrin vetëm një komision nga shteti për ofrimin e këtij shërbimi. Primi mund të paguhet për një vit ose më shumë, me të drejtë rinovimi kontrate.
Por sa do të paguajmë dhe si do të jepet dëmshpërblimi?
Kjo pritet të përcaktohet në vijim me vendim të Këshillit të Ministrave. Megjithatë, në çdo rast, përmes Fondit për Tërmetet, shteti do të mbulojë 98% të dëmeve (brenda kufirit të shumës së sigurimit që do të përcaktohet) dhe 2% do të mbulohen nga vetë qytetari. Gjithashtu, primi do të llogaritet sipas një metodologjie ku përfshihen lloji i ndërtesës dhe nëse shtëpia është e ndërtuar në një zonë shumë sizmike apo jo. Dëmshpërblimi do të jepet brenda 3 muajve.
Për shtresat sociale në nevojë, do të jetë shteti ai që do të financojë primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet. Ky sigurim do të mbulojë vetëm dëmet në pronë dhe jo ato që lidhen me jetën.
Për ata që nuk do të sigurojnë shtëpinë nga tërmeti, nuk do t'i ofrohen më shërbime kadastrale, nuk do të marrin shërbime nga e-Albania dhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
Shqipëria renditet e treta në Evropë nga EFEHR (The European Facilities for Earthquake Hazard and Risk), për rrezikun nga tërmetet. Tërmeti më i fundit dhe më shkatërruesi ishte tërmeti i nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, i cili preku mbi 200,000 njerëz në 11 bashki. Ky tërmet shkaktoi një ndikim të konsiderueshëm ekonomik, me kosto të drejtpërdrejta që përfaqësonin rreth 7.5% të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Më këtë e argumenton Ministria e Financave bërjen të detyrueshëm sigurimin e shtëpisë nga tërmetet.
Një nismë e tillë ka vite që diskutohet, ndërsa është hedhur për konsultim publik edhe më parë, në 2023.

AAPSK merr pjesë në Workshop-in Rajonal mbi Rikuperimin e Aseteve, organizuar nga UNODC në Tiranë
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshop-in dyditor të......

SHBA me plan të ri të inteligjencës artificiale/ Lehtëson rregullat mjedisore dhe zgjeron ndjeshëm eksportet
Administrata Trump publikoi një plan të ri të inteligjencës artificiale që synon të lehtësojë rregullat mjedisore dhe të zgjerojë ndjeshëm eksportet te......

NATO certifikon Autoritetin e Aviacionit Civil/ Vlerësim katërvjeçar për Shqipërinë. Standardet ajrore, të përmbushura
Autoriteti i Aviacionit Civil është njohur zyrtarisht nga NATO për “Vlefshmërinë Ajrore”, duke dëshmuar përmbushjen e standardeve të sigurisë që kërkon......

Skema e investimeve, lidhen 251 kontrata/ Në 4 muaj janë disbursuar fondet për 7 përfitues
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka lidhur 251 kontrata me bizneset në fushën e bujqësisë gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti nga të cilat janë......

Qershori, rekord në rimbursimin e TVSH për bizneset/ 6-mujori, sipërmarrjet marrin mbrapsht 111 milionë euro
Në gjysmën e parë të vitit, bizneset kanë marrë mbrapsht rreth 111 milionë euro TVSH të paguar, përmes procedurës së rimbursimit. E ndarë sipas muajve,......

Hidrogjeni i gjelbër është shumë i shtrenjtë/ Shumë kompani po anulojnë projekte dhe shkurtojnë investimet
Zhvilluesit e hidrogjenit të gjelbër po anulojnë projekte dhe shkurtojnë investimet në të gjithë botën, duke rritur mundësinë e një mbështetjeje më të gjatë......

Greqia, plan kombëtar për mungesën e ujit/ Mitsotakis: Përgatitemi për sfidat kryesore të 30 viteve të ardhshëm
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka prezantuar një plan për trajtimin e problemit në rritje të mungesës së ujit. Plani kombëtar adreson nevojën......

“Qendrat e të dhënave, me burime të rinovueshme”/ Kreu i OKB-së, Guterres i bën thirrje sektorit të teknologjisë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, u bëri thirrje kompanive të teknologjisë që të furnizojnë me energji 100% të rinovueshme ndërtimin e......