“Do rrisim të ardhurat nga tatimet dhe doganat” - Ministri Malaj bën bilancin e “Financave” për vitin 2025 dhe rendit objektivat 2026

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në mbledhjen e zgjeruar të socialistëve të mbajtur këtë të enjte raportoi mbi veprimtarinë e ekonomisë përgjatë vitit 2025. Malaj tha se Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksoi se objektivi është të rriten të ardhurat nga tatimet dhe doganat.
“Rritja ekonomike për vitin 2025 parashikohet në masën 3.9%. Kjo rritje është ndjeshëm më e lartë krahasuar me mesataren e Ballkanit Perëndimor. 5 vitet e fundit PBB ëshët rritur me rreth 20%, Shifra më e lartë në rajon.
Papunësia në nivelin më të ulët historik, 8.1%. Kjo normë është dukshëm më e ulët se norma në Ballkanin Perëndimor.
Ecuria e pagave ka pësuar trend rritës. Shqipëria ka përthitur përqindjen më të lartë të investimeve të huaja direkte.
Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, ishin 6.7 mld euro, me një rritje krahasuar me 2024, parashikojmë ti rrisim më shumë këto të ardhura”, tha Malaj.
Malaj foli edhe për objektivat e Ministrisë së Financave për vitin 2026.
“Së pari projektligji “për Sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet”. Së dyti skemën e sigurimit në bujqësi për sigurimin e produkteve bujqësore, gjithashtu kemi angazhimin që Brenda vitit 2026 të bëjmë përafrimin me legjiclacionin europian dhe të akreditohemi për programin IPARD III”, tha Malaj.
Ministri u shpreh se të gjithë qytetarët jashtë Tiranës duhet ta bëjnë rivlerësimin e pronave me vlerësues privat.
Formula, si rivlerësohen tokat? - Ndryshimi midis çmimeve të referencës në fuqi dhe vlerës së tregut
Tokat në pronësi të individëve, janë një tjetër aset që mund të rivlerësohen me normën tatimore 5 %, për të rritur vlerën e tyre në nivelin e çmimeve të......
Rama: Për Ballukun do pres raportin e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve
Gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar socialist, edi Rama u shpreh: “Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e......
Sa kushton eksperti për rivlerësimin e pronave? - Tarifat private për 8 kategori/ Nga 150 euro për apartamente, deri 500 euro për hotele
Qytetarët që zgjedhin të bëjnë rivlerësimin e banesave me normë tatimore 5 për qind me vlerën e tregut, do të duhet ta bëjnë atë përmes një eksperti të......
Pasuritë e paluajtshme, “shtylla” e kreditimit - BSH: Shqiptarët “braktisin” huamarrjen në euro
Volumi i huadhënies është përgjysmuar krahasuar me flukset rekord të fundvitit të kaluar. Edhe pse tregu ka hyrë në një fazë më të matur, pasuritë e......
Rama: Pezullimi i ministrit, ndërhyrje brutale
Gjatë mbledhjes se zgjeruar të grupit parlamentar socialist, kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS, Edi Rama, deklaroi se pezullimi i ministrit nga një......
Shqiptarët e nisën 2026 me më shumë kursime në bankë - Depozitat rriten me 22.8 miliardë lekë në janar, me fokus të fortë drejt monedhës vendase
Viti 2026 ka nisur me një sinjal të fortë kursimi për shqiptarët. Sipas të dhënave të sapopublikuara të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave që......
Rama: Ekonomia po ofron një rritje të qëndrueshme - Zhvillohet mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS
Ka nisur mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku do të raportojnë ministrat. Në hapje të takimit, kryeministri dhe njëkohësisht......
Shqipëria përballë rajonit/ Sa kushton jetesa krahasuar me fqinjët?
Kostoja e jetesës përfshin një sërë zërash të rëndësishëm në shportën mujore të çdo qytetari, duke nisur nga ushqimet dhe transporti, e deri te taksat,......


