“Do ndërhyjmë për të rritur financimet”, Rama të rinjve gjirokastritë: Angazhohuni në projektet start-up

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë në Gjirokastër ka premtuar më shumë financime për të rinjtë që angazhohen në teknologji. Rama tha se do të investohet edhe në laboratoret SMART për të gjithë shkollat e vendit, për të rritur kontaktin e nxënësve me zhvillimin e teknologjisë. Rama u ndal në zhvillimet tekonologjike dhe mbështetjen për të rinjtë të cilët janë të fokusuar te inovacioni, teknologjia dhe digjitalizimi.
“Janë hapur disa shtigje të cilat po rriten gjithnjë e më shumë nga kryesisht të rinjtë dhe për shembull me programin tonë të Start up, e kemi nisur me vetëm 40 aplikime dhe sot jo shumë vite më pas, kemi rreth 1500 aplikimie. Kjo natyrisht na ka vënë në pozitën që të ndërhyjmë p;ërsëri për të rritur financimin. Do duhet të bëjmë një seleksionim përmes mekanizmave që janë rritur për këtë punë. Jo vetëm që duhet të shtojmë financimin për prgoramin tonë të start up, por të rrisim financimin për ata që janë ende në shkollë apo universitet. Besoj që do ta fillojmë këtë me festivalin e ardhshëm, ku përveç çmimeve dhe vlerësimeve të shoqëruara me kompjuter, por duhet të gjejmë mënyra sesi të financojmë ato proteotipe për t’u zhvilluar më shumë,” tha kryeministri Rama.
Ndërsa kryeministri Rama theksoi se do të plotësohet i gjithë sistemi i shkollave me laboratorë smart, që të gjithë të kenë akses në teknologji që në hapat e parë të shkollës dhe do punojmë shumë fort për të investuar më shumë në IA, në qendrat e të dhënave digjitale. Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, theksoi se po shtohen programet për të nxitur talentet në fushën e teknologjisë.
Po rishikojmë edhe mundësinë që të financohen me bursa studimi jo vetëm në nivelin bachelor, por edhe master studentët me bursë të plotë që zgjedhin këto degë për t’u formuar për t’u diplomuar dhe për të pasuruar radhët e mësuesve. Na duhet të krijojmë brezat për disa profesione që kanë nevojë për talent, punë, pasion dhe teknologjia është një prej tyre,” tha ministrja e arsimit, Kumbaro.
Eksportet shqiptare dhe inovacioni në agropërpunim: “Alegria” histori suksesi në Made in Albania
Shumë prej produkteve shqiptare “Made in Albania” janë dhjetëfishuar vitet e fundit, falë zhvillimit të kompanive vendase që janë shndërruar në krenari......
Kongresi Botëror i Ligjit, Shqipëria, kontribuese aktive në dialogun global për sundimin e ligjit
“Sundimi i ligjit nuk jepet, ai ndërtohet.” – është ky një nga mesazhet që do të vijë si një zë i përbashkët ndërkombëtar, për drejtësinë, nga Tirana, e cila......
Bizneset “heqin dorë” nga overdraft-et, rrisin investimet/ Kredia e re për korporata jofinanciare private rritet me 7.2% në tre muajt e parë
Kredia e re për biznesin ka vijuar rritjen në tremujorin e parë të vitit 2026, e mbështetur nga zgjerimi i financimit në disa prej segmenteve kryesore të......
Trashëgimia kulturore, në fokus - Nënshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Kulturës dhe AADF
Trashëgimia kulturore jomateriale po kthehet në një prioritet strategjik për Shqipërinë. Ndërsa është nënshkruar memorandumi mes Ministrisë së Kulturës dhe......
Lidhja midis universiteteve dhe tregut të punës - Hasalla: Praktikat dhe zyrat e karrierës, ura mes studentëve dhe bizneseve
Lidhja e universiteteve me tregun e punës është pjesë e planit të masave për arsimin e lartë 2030. Ekspertët e shohin këtë nismë si një hap para dhe që do ti......
Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare - Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?
Në tregun e brendshëm financiar, qeveria shqiptare ka zhvilluar më 4 maj ankandin për obligacionet 20-vjeçare, një instrument afatgjatë që synon të tërheqë......
Kooperativat e energjisë drejt ngritjes - Ligji i ri i hap rrugë krijimit të komuniteteve energjetike të qytetarëve
Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”, i nxjerrë për konsultim publik, synon të krijojë bazën ligjore për ngritjen e komuniteteve energjetike të......
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miraton raportin për Shqipërinë
Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, miratoi me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, hartuar nga......


