Shqipëria Postuar më 25 Prill 2026, 10:22

DIVA, të punësuarit paguan 22 milionë euro/ Gjatë 2025-ës deklaruan të ardhurat 127 mijë individë

Nga Elisabeta Dosku

DIVA, të punësuarit paguan 22 milionë euro/ Gjatë

Administrata tatimore ka arkëtuar afro 22 milionë euro tatim nga Deklarata Individuale Vjetore të të ardhurave për vitin 2025.

Të dhënat zyrtare nga tatimet tregojnë një rritje te të ardhurave prej 23.3 % në raport me vitin 2024, apo 3 rreth milionë euro më shumë.

Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore Deklarata vjetore e të ardhurave për vitin 2024 është dorëzuar nga 127,3 mijë individë nga 143,3 mijë që kishin detyrimin e deklarimit apo 90% e tyre. Numri i deklaruesve është rritur me 61,4 mijë krahasuar me deklarimet e DIVA 2023.

Rritja e arkëtime ka ardhur si rrjedhojë e ndryshimit të deklarimit dhe detyrimit të të dy punësuarve për plotësimin e saj si dhe trajtimit si një pagë e vetme për efekt tatimi.

Ndërsa këtë  vit, rregullat për deklarimin e të ardhurave përmes DIVA-s u aplikuan ndryshe nga më parë duke u dhënë mundësinë edhe individëve me të ardhura vjetore nën 1.2 milionë lekë që të deklarojnë në mënyrë vullnetare në mënyrë që të përfitojnë nga zbritjet tatimore për fëmijët në ngarkim apo shpenzimet ushqimore.

Konkretisht,  sipas ligjit aktual ne fuqi subjekt deklarimi për vitin 2025 dhe në vijim janë ata individë që kanë realizuar të ardhura bruto vjetore 1.2 milionë lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga; Kanë qenë në më shumë se 1 marrëdhënie punësimi gjatë të paktën 1 muaji apo ata që gjatë vitit 2025 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (shembull: Qiradhënie për individë të paregjistruar, si: Qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj).

Megjithatë, DIVA-n mund ta plotësojnë edhe ata individë që  nuk e kanë detyrim ligjor, por që, plotësojnë kushtet për të përfituar rimbursim për fëmijët në ngarkim dhe për shpenzimet arsimore, përmes zbritjeve tatimore.

Për kompensimin ushqimor përfitimi është  rreth 6200 lekë për fëmijë dhe për shpenzimet arsimore afro 13 mijë lekë në vit për fëmijë.

Në rastet kur individët për një arsye apo tjetër nuk bëjnë deklarimin në afat, penalizohen me gjobë në vlerën 3 mijë-10 mijë lekë

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat