DIVA, dyfishohen individët që duhet të deklarojnë - Si plotësohet deklarata e të ardhurave dhe cilat kategori e kanë detyrim
Këtë vit, rregullat për deklarimin e të ardhurave përmes DIVA-s do të jetë ndryshe nga më parë. Në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, përcaktohen kategoritë se kush duhet të deklarojë të ardhurat në administratën tatimore.
Konkretisht, një individ është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore janë më shumë se 1.2 milionë lekë në vit nga të gjitha burimet. Po ashtu, kur është në marrëdhënie punësimi me më shumë se një punëdhënës, pavarësisht nga shuma e të ardhurave që merr nga punëdhënësit.
Si dhe kur ka më shumë se 50 000 lekë të çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohet tatimit përfundimtar në burim. Po ashtu çdo person fizik që kryen veprimtari ekonomike është i detyruar të dorëzojë deklaratën tatimore vjetore për të ardhurat nga biznesi.
Numri personal i identifikimit për individët apo numri unik i identifikimit të subjektit për tatimpaguesit e regjistruar përdoren si numra identifikimi tatimorë të tatimpaguesve rezidentë të të ardhurave personale për qëllime të deklaratës tatimore mbi të ardhurat personale. Tatimpaguesve jorezidentë u jepet një numër identifikimi tatimor sipas përcaktimit në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat.
Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore për vitin 2023, DIVA është plotësuar nga 73.790 individë, nga të cilët 24.224 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë, prag i cili ishte në fuqi deri në 2023-shin dhe 49,566 individë të dypunësuar.
Me pragun e ri prej 1.2 milionë lekë, numri i individëve që kanë detyrim deklarimi arrin në rreth 140 mijë të punësuar.
Në rastet kur individët për një arsye apo tjetër nuk bëjnë deklarimin në afat, penalizohen me gjobë në vlerën 3 mijë-10 mijë lekë.
Deklarata DIVA 2024, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.
Rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato. Aktualisht po punohet për formularin e ri të deklarimit si dhe pritet udhëzimi përkatës për mënyrën se si do të bëhen zbritjet tatimore.
Sondazh

Kursi këmbimit/ Forcohen Dollari, Euro dhe Franga!
Dollari amerikan blihet sot me n94.4 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke shënuar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......

Britania, me rritjen më të shpejtë në Evropë - FMN: Renditet e treta mes vendeve të G7, pas SHBA-së dhe Kanadasë
Britania do të ketë rritjen më të shpejtë midis ekonomive kryesore evropiane këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN e rriti parashikimin për......

Modernizim i prodhimit të naftës - Albpetrol, tender 78.8 milionë për sistemin inteligjent
Shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri “Albpetrol” Sh.A ka shpallur hapjen e tenderit, për implementimin e Smart Solution në infrastrukturën naftënxjerrëse......

Nga kostot e energjisë te "lufta" ndaj emigrantëve, momentet kyç të fjalimit të Trump pas betimit
Presidenti amerikan Donald Trump mori zyrtarisht detyrën si president i 47 i SHBA-ve. Pas betimit, Trump bëri disa premtime përpara të pranishmëve. “Epoka......

Balluku inspekton punimet në superstradën Tiranë-Durrës: Kemi avancuar me ritme të shpejta
Në superstradën Tiranë-Durrës janë realizuar afro 25% e punimeve fizike të fazës së parë. Zgjerimi i këtij aksi, i cili lidh kryeqytetin me Durrësin dhe që......

Britania planifikon rritje të çmimit për lejen e udhëtimit ETA vetëm disa ditë pas nisjes: Sa kushton dhe si të aplikoni?!
Vizita në Mbretërinë e Bashkuar është gati të bëhet më e shtrenjtë, pasi lëshimi i lejes së re të udhëtimit të vendit po fillon. Vizitorët nga Europa nuk......

"Epoka e artë fillon tani"-Donald Trump betohet si president i 47-të i SHBA
Donald Trump betohet si presidenti i SHBA-se. Ceremonia mbahet brenda ndërtesës së Kapitolit, në Rotondë, ashtu siç ndodhi për Ronald Reagan në vitin......

Rritet ndjeshëm pasuria e miliarderëve - Oxfam parashikon pesë trilionerë në dekadë!
PBB-ja e eurozonës është afërsisht 15 trilionë dollarë (14,5 trilionë euro), ekuivalente me atë që zotëronin miliarderët anembanë globit në vitin 2024. Numri......