DIVA, AmCham kërkon më shumë informacion për bizneset, trajnime për deklaratat e reja

Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi një trajnim informues për komunitetin e biznesit mbi ndryshimet më të fundit në sistemin e deklarimeve tatimore për vitin 2025. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe tërhoqi interes të lartë nga anëtarët e Dhomës dhe përfaqësues të bizneseve.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane, Neritan Mullaj, theksoi rëndësinë që ka për bizneset informimi i vazhdueshëm mbi ndryshimet ligjore dhe zhvillimet në sistemin fiskal. Sipas tij, mbajtja e anëtarëve të përditësuar me këto ndryshime mbetet një prioritet për Dhomën, duke pasur parasysh ndikimin që politikat fiskale kanë në aktivitetin e përditshëm të kompanive.
Në këtë kuadër, përfaqësues të administratës tatimore prezantuan rregullat e reja dhe mënyrën e plotësimit të deklaratave tatimore. Drejtoresha e Proceseve të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Rezana Celmeta, shpjegoi detajet teknike të ndryshimeve dhe adresoi çështje praktike që lidhen me zbatimin e tyre.
Fokusi i trajnimit ishte veçanërisht tek Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave, e cila konsiderohet një instrument i rëndësishëm për transparencën fiskale dhe administrimin e të ardhurave personale. Në këtë deklaratë përfshihen kategori të ndryshme të ardhurash, si pagat, të ardhurat nga qiratë, dividendët apo aktivitetet e tjera ekonomike.
Gjatë takimit, përfaqësues të biznesit ngritën gjithashtu disa nga shqetësimet që hasen gjatë procesit të deklarimit të të ardhurave dhe plotësimit të deklaratës vjetore, duke theksuar nevojën për më shumë qartësi dhe informacion mbi procedurat dhe kërkesat e këtij procesi.
Trajnimi u zhvillua në një format interaktiv, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të drejtojnë pyetje konkrete dhe të diskutojnë drejtpërdrejt me ekspertët e administratës tatimore për sfidat që hasin gjatë plotësimit të deklaratave tatimore.
Fundi i hegjemonisë amerikane? Euro digjitale si mjeti i BE-së për sovranitetin e pagesave?
Gjashtë në dhjetë transaksione evropiane kalojnë përmes infrastrukturës amerikane, si Visa, Mastercard dhe PayPal. Brukseli dëshiron ta ndryshojë këtë......
Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian - Vlerësohet bashkëpunimi SPAK-AAPSK
Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të......
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Qafë Thanë: Aktiviteti doganor drejt normalizimit
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një inspektim në Degën Doganore Qafë Thanë për të ndjekur nga afër situatën në këtë pikë kufitare,......
Financimi i qeverisë përmes titujve të borxhit në janar - Bankat dominojnë tregtimin në tregun sekondar me shumicën e transaksioneve
Qeveria shqiptare ka vijuar të financojë një pjesë të nevojave të saj përmes shitjes së titujve të borxhit në treg. Sipas të dhënave nga Ministria e......
Kostot e prodhimit rriten lehtë/ Shifra në tremujorin e katërt 2025 nuk paralajmëron shtrenjtim për konsumatorin
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti 129.6, duke shënuar një rritje shumë të vogël vjetore prej 0.2%. Theksojmë se ky......
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të shitjes së bukës në Korçë
Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione në media në lidhje me njoftimin e ndërmarrjeve të prodhimit dhe shitjes së bukës në qytetin e Korçës,......
Sa vlen një orë biznes në Shqipëri? Ndërmarrjet qarkullojnë rreth 4.2 milionë euro çdo 60 minuta
Shifrat zyrtare për ekonominë zakonisht publikohen në total vjetor dhe janë të vështira për t’u kuptuar nga publiku i gjerë. Por çfarë ndodh nëse ato......
Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Dollari rikuperon pikë. Dobësohet Paundi
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave ka regjistruar një rikuperim të vlerës mëngjesin e sotëm në raport me dje duke u......


