Diskutim Shqipëri-Itali mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit ekonomike!
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, SH.T.Z. Marco Alberti, me të cilin diskutoi mbi lidhjet dhe nismat që thellojnë partneritetin mes dy vendeve në shumë sektorë dhe zhvillimet aktuale ekonomike.
Gjatë takimit, Guvernatori Sejko e njohu Ambasadorin me zhvillimet financiare në vend dhe në Eurozonë, duke analizuar ndikimet që ato kanë në ekonominë shqiptare. Ai shprehu gatishmërinë e Bankës së Shqipërisë për të kontribuuar në mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme. Në këtë kuadër, ai vlerësoi si mjaft të rëndësishëm vazhdimin e reformave strukturore, të cilat do të ndikojnë në forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe financiare të vendit.
Guvernatori shprehu mirënjohjen ndaj Bankës së Italisë për ndihmën dhe asistencën teknike të dhënë në fusha të ndryshme të bankingut qendror. Gjithashtu, ai u ndal në rëndësinë e hapjes zyrtare të negociatave për Grup-Kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), si një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit me BE-në.
Në 100-vjetorin e themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Guvernatori solli në vëmendje kontributin e vyer të Italisë për ngritjen e institucionit të parë bankar kombëtar, i cili zhvilloi politikën monetare dhe financiare të vendit. Gjatë këtyre 100 viteve, Banka e Shqipërisë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme, nga ndryshimet ekonomike dhe politike deri te tranzicioni i tregut të lirë. Me një histori të pasur dhe një vizion të qartë për të ardhmen, Banka e Shqipërisë hyn në shekullin e saj të dytë si një institucion kyç në garantimin e stabilitetit ekonomik të vendit.
Nga ana e tij, Marco Alberti vlerësoi rolin që Banka e Shqipërisë ka luajtur në stabilitetin financiar dhe ndikimin pozitiv të politikës monetare në stabilitetin e çmimeve në vend. Masat e marra nga Banka e Shqipërisë kanë ndikuar që Shqipëria të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon.
Gjithashtu, Ambasadori Alberti përgëzoi Guvernatorin Sejko për rritjen e vlerësimit për Shqipërinë nga Standard & Poor’s, duke konfirmuar një perspektivë "të qëndrueshme", vlerësim i cili vjen si rrjedhojë e performancës së qëndrueshme ekonomike gjatë viteve të fundit, dhe përmirëson imazhin e vendit tek investitorët e huaj. Më tej, Ambasadori uroi Guvernatorin për pranimin e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA nën udhëheqjen dhe koordinimin e Bankës së Shqipërisë, si pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Guvernatori u shpreh se një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë është modernizimi i sistemeve të pagesave, ku vlerësoi si mjaft frytdhënës bashkëpunimin e ngushtë me Bankën e Italisë dhe Bankën Qendrore Evropiane, i cili u kurorëzua me anëtarësimin e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro.
Në përfundim, palët vlerësuan marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve si shembull të fortë të partneritetit afatgjatë dhe të qëndrueshëm në të gjitha fushat, duke theksuar njëkohësisht perspektivën e zgjerimit dhe zhvillimit të mëtejshëm, veçanërisht sa i përket bashkëpunimit ekonomik e tregtar.
Sondazh

“Sistem i dobët për monitorimin e ndryshimeve klimatike” - Akademia e Shkencave: Preket çdo sektor, duhen investime për paralajmërimin e hershëm
Studimi i ndryshimeve klimatike në Shqipëri është domosdoshmëri, për shkak të ndikimeve që sjell ndryshimi i motit thuajse në çdo sektor të ekonomisë. Gjatë......

India, ulje tarifash për 23 mld USD importe amerikane - Vendimi synon shmangien e tarifave reciproke me SHBA-në
India planifikon të ulë tarifat për mbi gjysmën e importeve amerikane për të shmangur tarifat reciproke. Këto detyrime të mundshme do të ndikonin 87% të......

Mbështetja me grante, për 2025 fituese 89 sturtup-e - Rama: Programi do zgjerohet, Ibrahimaj: Përfiton ekonomia
Gjatë një prezantimi ku 150 të rinj shqiptarë prezantuan 175 start-up-et e tyre me synimin për të përfituar grante nga qeveria, Kryeministri Edi Rama theksoi......

Emigrantët sollën në Atdhe gati 1 miliardë euro/ Remitancat thyejnë rekord historik. Rritja në vitin 2024 vlerësohet në 12.6%
Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri absolut gjatë vitit të kaluar, prej gati 1 miliardë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga "Banka e......

Rikonstruksioni i nënstacionit në Kuçovë/ Balluku: Do të përfitojnë 16 mijë abonentë!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, informoi sot se në nënstacionin elektrik të Kuçovës, aktualisht......

Serbi, protestë kundër projektit Kushner - Qytetarët kundërshtojnë ndërtimin e një kompleksi nga dhëndri i Trump
Mijëra njerëz u mblodhën në Beograd për të kujtuar bombardimet e NATO-s në 1999. Ata gjithashtu protestuan kundër ndërtimit të një kompleksi luksoz nga......

64.5 mln euro për infrastrukturën dhe buxhetin e shtetit - Bashkimi Evropian miraton parafinancimet nga Plani i Rritjes Ekonomike
Parafinancimet e Shqipërisë nga Plani i Rritjes Ekonomike të BE kapin vlerën e 64.5 milionë eurove. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dalë me......

Turistët shpenzuan rreth 426 euro për person vjet/ Vlera totale arrin në 4.99 miliardë euro. Të ardhurat neto zënë gati gjysmën
Gjatë tre muajve të fundit të vitit të shkuar turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.1 miliardë euro, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv......