Disiplinim depozitimit të mbetjeve inerte/ Mungesa e landfilleve, drafti: Do hidhen në venddepozitime të përkohshme

Teksa depozitimi i mbetjeve inerte konsiderohet një nga problemet mjedisore dhe urbane në vend, Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim që synon të vendosë rregulla për venddepozitimet e këtyre mbetjeve.
Projektvendimi parashikon krijimin e një regjimi të përkohshëm dhe tranzitor për depozitimin e dherave, materialeve të ndërtimit dhe mbetjeve nga prishjet, deri në ndërtimin dhe funksionalizimin e landfill-eve rajonale për këtë kategori mbetjesh. Dokumenti thekson se këto venddepozitime nuk do të konsiderohen landfille të mirëfillta, por struktura kalimtare të kontrolluara nga shteti.
Sipas relacionit shoqërues, ndërhyrja konsiderohet e domosdoshme për shkak të mungesës së infrastrukturës rajonale për trajtimin e mbetjeve inerte dhe fenomenit të depozitimit të paligjshëm në lumenj, kodra apo zona periferike urbane.
Projektvendimi përcakton se venddepozitimet e përkohshme mund të ndërtohen vetëm jashtë zonave të mbrojtura, turistike apo arkeologjike dhe në distanca minimale nga burimet ujore. Konkretisht, ato duhet të jenë të paktën 300 metra larg puseve të ujit dhe 100 metra larg lumenjve, liqeneve apo ligatinave.
Në këto venddepozitime do ndalohet depozitimi i mbetjeve urbane, mbetjeve të rrezikshme, materialeve me azbest apo mbetjeve biodegraduese. Projektvendimi parashikon që venddepozitimet të funksionojnë për një periudhë jo më të gjatë se 3 vjet, me mundësi shtyrjeje vetëm një herë deri në 2 vite të tjera, në rast se infrastruktura rajonale nuk është ende funksionale.
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës/ Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Qytetarët shqiptarë duket se po kufizojnë lëvizjet me automjete për shkak të çmimit të lartë të naftës përgjatë kësaj periudhe. Të dhënat zyrtare nga......
Nga “hambari” global, në tregun shqiptar/ SHBA, Brazili dhe Kina ushqejnë botën. Shqipëria mbështetet te Italia dhe Greqia
Ndërsa SHBA, Brazili dhe Kina konsiderohen sot superfuqitë që “ushqejnë botën”, Shqipëria mbështetet kryesisht te partnerët europianë për furnizimin me......
350 milionë lekë për “Rrugën e Bregdetit”/ Bashkia Kavajë hap garën, projekti synon lehtësimin e trafikut
Bashkia e Kavajës ka shpallur hapjen e garës për rivitalizimin e projektit “Rruga e Bregdetit”, faza e parë, me një fond limit prej rreth 350 milionë lekësh.......
Ndryshojnë rregullat për anijet e peshkimit - Drafti/ Detyrim instalimi i sistemeve të monitorimit, forcohen masat dhe kontrollet
Sektori i peshkimit në Shqipëri do të fuqizohet më tej, në linjë me kërkesat dhe standardet për tregun e Bashkimit Evropian. Ministria e Bujqësisë dhe......
Reforma në kulturë, publikohet Strategjia Kombëtare/ Modeli i ri financiar, synohet dyfishimi i buxhetit në 0.8% të PBB-së
Është nxjerrë për konsultim publik, projektvendimi për “Strategjinë Kombëtare për Kulturën 2026-2030”, që parashikon injektimin e 10 miliardë lekëve për këtë......
Vetëprodhuesit e energjisë, ndryshon faturimi - Skema e re/ Jo më kompensim në kWh, por në vlerë monetare. Si do caktohet çmimi
Qeveria ka miratuar skemën e re për vetëprodhuesit e energjisë nga burimet e rinovueshme, duke kaluar nga modeli i “matjes neto” tek ai i “faturimit neto”,......
Sot Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Moment i rëndësishëm në fazën aktuale të negociatave
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të zhvillojnë sot në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit, një takim që......
Rreziku i madh i Ngushticës së Hormuzit/ Mbi 1,500 anije tregtare, të bllokuara që nga fillimi i luftës
Më shumë se 1,500 anije tregtare kanë mbetur të bllokuara në Gjirin Persik për tre muaj që nga fillimi i luftës në Iran dhe menaxhimi i tyre do të jetë një......


