Disbursohen fondet për mbi 23 mijë fermerë - Shpërndahen 11 milionë euro. Nga nafta, tek blegtoria e bletaria
Rreth 23,396 fermerë në të gjithë vendin kanë arritur të marrin financim, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 vijon intesivisht, ku deri më tani janë shpërndarë rreth 1,13 miliard lekësh apo 11 milionë euro, ndërsa pagesat për përfituesit e tjerë janë në proces.
Masat e Skemës Kombëtare 2025 përfshijnë: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); zhvillimin e bletarisë; mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera; kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; fermat organike; certifikimin Global GAP; mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të pasur akse nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtarë të Mbështetjes 2025.
Më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës, me afro 52.837 aplikime, ndërsa interes të lartë ka pasur edhe për blegtorinë dhe bletarinë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, për masat 1-7 janë në total janë 7272 fermerë përfitues.
Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, synohet ulja e kostove të prodhimit për fermerët, rritja e rendimentit dhe fuqizimi i prodhimit MadeinAlbania duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill dhe janë mbyllur me 30 maj 2025.
Fondi është 3.2 miliardë lekë dhe i është dhënë më shumë financimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat do mund të përfitojnë në masën 100%.
Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024, nga të cilët 14,937 përfitues nga skema kombëtare si dhe 52,195 të planifikuar nga skema e subvencionimit të naftës për bujqësinë.

Vizioni i qeverisë për administratën publike - Shtet i “zgjuar”, pa burokraci dhe me inteligjencë artificiale
Reformimi i administratës publike është një ndër kushtet kryesore të qeverisë shqiptare në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u përfshirë......

Arkëtohen 43.8 mln lekë tarifa financiare nga prokurimet - Në 8 muaj, 730 ankesa në KPP. Pushteti vendor ankohet më shumë
Plot, 43.8 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë arkëtuar në buxhetin e shtetit për periudhën......

Greqia kufizon zonat për qiratë afatshkurtra - Disa qytete do të ndalojnë regjistrimet e reja në platformat “online”
Tregu i qiradhënieve afatshkurtra në Greqi po hyn në një epokë të re, pasi ligji i ri që vendos kushte dhe rregulla të rrepta brenda sektorit hyn në fuqi më......

Shqipëri vs Kosovë, sa ishin investimet dypalëshe? Në gjysmën e parë të vitit, dy vendet investuan rreth 102 mln euro në tregjet e njëra-tjetrës
Tregtia dhe raportet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës janë zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit. Kërkesat e dyanshme për investime kanë bërë që mes dy......

Mundësi të reja për bizneset e vogla - Infrastrukturë moderne për tregtarët e Vlorës
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit për rivitalizimin e tregjeve tradicionale dhe agroushqimore. Projekti synon rivitalizimin e një hapësire të......

Ekonomia amerikane shënon rritje të ndjeshme - PBB-ja u zgjerua me 3.8% në tremujorin e dytë të vitit 2025
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit me 3.8% nga prilli deri në qershor, sipas një raporti të qeverisë që përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm të......

BQK forcon kornizën rregullatore - Për Menaxhimin e Rreziqeve Kibernetike të institucioneve financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Rregulloren për Sistemet e Informacionit dhe Menaxhimin e Rrezikut Kibernetik, e cila vendos një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të premte me 82.4 lekë dhe është shitur me......