Diplomacia Ekonomike, ministri Ferit Hoxha takim me Unionin e Biznesmenëve Grekë

Potenciali për bashkëpunim ekonomik me Shqipërisë dhe Greqisë mbetet i madh dhe mundësitë janë të shumta. Ky është vlerësimi që bën ministri i jashtëm Ferit Hoxha, i cili ka patur një bashkëbisedim me Unionin e Biznesmenëve Grekë. Sipas një postimi të shpërndarë nga ministri në rrjetet e tij sociale “Komuniteti shqiptar në Greqi vijon të jetë një urë e fortë lidhëse ekonomike mes dy vendeve dhe një faktor i rëndësishëm në konsolidimin e mëtejshëm të një partneriteti strategjik afatgjatë”.
Në vijim i plotë postimi I ministrit Ferit Hoxha:
“Në #Delfi pata kënaqësinë e një bashkëbisedimi përmbajtësor me përfaqësues të Unionit të #Biznesmenëve Grekë mbi potencialin e madh që ofron sot Shqipëria si një treg i hapur për investime, mbi mundësitë, por edhe garancitë që ofron një ekonomi gjithnjë e më dinamike dhe miqësore ndaj investitorëve të huaj.
Marrëdhëniet në tërësi, përfshirë ato ekonomike dhe tregtare, mes #Shqipërisë dhe #Greqisë vijojnë të forcohen mbi baza të qëndrueshme bashkëpunimi dhe përfitimi të ndërsjellë. Greqia renditet sot si partneri i tretë tregtar i Shqipërisë dhe një treg gjithnjë e më i rëndësishëm për eksportet shqiptare, siç dëshmohet nga rritja e vazhdueshme e shkëmbimeve tregtare gjatë vitit 2025 dhe muajve të parë të vitit 2026.
Investimet greke janë po ashtu në një trend rritës, duke reflektuar interesin në zgjerim për tregun shqiptar, veçanërisht në sektorë kyç të ekonomisë dhe punësimit, ku operojnë sot mbi 800 ndërmarrje greke. Megjithatë, potenciali mbetet edhe më i madh dhe mundësitë janë të shumta, përfshirë në perspektivën e #Shqipërisë2030, çka kërkon një angazhim të shtuar, praktik dhe inovativ për më shumë kontakte dhe rrjetëzim.
#KomunitetiShqiptar në Greqi vijon të jetë një urë e fortë lidhëse ekonomike mes dy vendeve dhe një faktor i rëndësishëm në konsolidimin e mëtejshëm të një partneriteti strategjik afatgjatë, me përfitime të ndërsjellta”.
Emergjenca ekonomike e Evropës
Duke gjykuar nga ajo që shihet nga të gjitha takimet e ndryshme të Bashkimit Evropian—në Këshillin Evropian, zyrat e Komisionit Evropian dhe......
Procesi i rivlerësimit të pronave, Malaj: Nuk ka asnjë bllokim, po vijohet me ritme të larta
Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë një interpelance në Kuvend i ka dhënë përgjigje pyetjeve sa i përket procesit të rivlerësimit të pasurive të......
Taksa e karbonit sfidon rajonin, Karakaçi: Oportunitet që Shqipëria të rrisë investimet në energji të rinovueshme
Përshpejtimi i tranzicionit drejt energjisë së pastër dhe sfidat e reja që sjell politika e Bashkimit Europian ishin në fokus të Ministerialit të Energjisë......
Bashkëpunimi KAYO-privat, përfitim për ekonominë - Ministri Nufi: Hapen 1 mijë vende pune, priten 400 mln euro fitime
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi në Kuvendin e Shqipërisë se përfitimet e vendit tonë nga bashkëpunimi me kompanitë e huaja në fushën e mbrojtjes......
Kompensimi për transportin, kërkesat deri në 1 gusht - Skema 250 mln lekë, si mund të përfitohet 50 lekë/litër rimbursim
Masa e kompensimit nuk mund të tejkalojë sasinë e karburantit të konsumuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025”. Ky është një prej kritereve të parashikuar......
Leku dominon tregjet financiare shqiptare - AMF: Euro mbetet e pranishme vetëm në disa segmente si obligacionet dhe investimet
Përdorimi i monedhave të huaja në tregjet financiare në Shqipëri mbetet i pranishëm, por në nivele të kontrolluara dhe në rënie në disa segmente......
Startup-et shqiptare “ngecin” te komercializimi i ideve - Trajnimet dhe regjistrimi i markës bëhen të detyrueshme për përfituesit e financimeve
Pjesa më e madhe e startup-eve gjatë 2024 dhe 2025, edhe kur kanë pasur pronësi intelektuale, nuk kanë ditur ta komercializojnë. Kështu është shprehur......
Sa para paguajmë për mjedisin? Shifra që tregojnë se pjesa më e madhe lidhet me energjinë
A e dini se një pjesë e konsiderueshme e parave që mblidhen nga taksat në vend lidhet drejtpërdrejt me mjedisin? Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga taksat......


