“Diplomacia ekonomike do të jetë prioritet” - Rama: Shqipëria, më pranë se kurrë anëtarësimit në BE
Në konferencën tre ditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin se shërbimi dilpomatik i Republikës së Shqipërisë, duhet të fokusohet në objektivin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Ndërsa nuk la pa përmendur dhe organizimin e samitit të NATO-s në 2027.
“Dua të vë theksin te organizimi i samitit të NATOS në Shqipëri në 2027. Më pak se 2 vite nga sot dhe dua të falenderoj ambasadorin dhe ekipin tonë në NATO. Duhet të përmbushim të gjitha pritshmëritë nga ana e Shqipërisë dhe t’i tejkalojmë ato duke e shfrytëzuar si moment ku Shqipëria do të shkëlqej botërisht.”
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi se prioritet do të jetë diplomacia ekonomike.
“Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent. Është bërë një konferencë e dedikuar për përfaqësitë diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë për të dëshiruar. Ky aspekt duhet të jetë prioritet i ambasadave.”
Ndërkohë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë fjalës së tij u shpreh se anëtarësimi në BE është busulla strategjike.
Ndër të tjera, ministri Hasani u shpreh se rritja e rolit të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare është shoqëruar me zgjerimin rrjetit diplomatic, ndërsa vetëm gjatë një viti janë hapur 7 përfaqësi të reja diplomatike.

Rreth 1 në 5 nxënës zgjedh një zanat/ Pesha e tyre brenda totalit të nxënësve në gjimnaz, me rritje të qëndrueshme
Interesi për arsimin profesional në Shqipëri tregon një dinamikë interesante gjatë viteve të fundit. Ndërsa numri i nxënësve që zgjedhin këtë rrugë ka pësuar......

Industria e makinave elektrike, thirrje BE-së - Kërkon zbatimin e objektivit për emetime zero deri në vitin 2035
Më shumë se 150 drejtues të industrisë së makinave elektrike në Evropë kanë nënshkruar një letër të përbashkët, duke i kërkuar Bashkimit Evropian t’i......

Turizmi qarkulloi 929 milionë euro - Akomodimi dhe ushqimi, rritje të lartë në 7-mujor
Sektorët e ekonomisë të lidhur me turizmin kanë perfomuar pozitivisht gjatë këtij viti. Të dhënat e 7-mujorit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një......

Nis viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës - Ministrja Manastirliu: 26.500 ulen për herë të parë në banka
Në të gjithë shkollat e vendit nis viti i ri akademik 2025-2026 për 345 mijë nxënës të arsimit bazë e të mesëm. Ndërsa, 26.500 prej tyre ulen për herë të......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje të lehtë në raport me javën që lamë pas duke u blerë mëngjesin e sotëm me 82 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë......

Tesla, paketë kompensimi për Elon Musk - 1 trilion dollarë shpërblim, nëse arrin objektivat ambiciozë të kompanisë
Bordi i Tesla-s propozoi një paketë kompensimi për CEO-n Elon Musk, me vlerë deri në 1 trilion dollarë, duke theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që ai ka mbi......

Greqia ngadalëson “hapin” - Tkurret rritja ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2025
Ekonomia greke u rrit me një normë prej 1.7% në tremujorin e dytë, në bazë vjetore, krahasuar me një rritje prej 2.2% në tremujorin e parë të vitit, sipas të......

Energjia diellore “dominon” planetin - Instalimet fotovoltaike globale u rritën me 64% në gjysmën e parë të 2025
Kapaciteti global i instaluar i energjisë diellore u rrit me 380 GW gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, një rritje prej 64% krahasuar me të njëjtën periudhë......