Dilema, Call Center apo Karrierë? - Malaj: Të rinjtë tërhiqen nga paraja e shpejtë. Muça: Është një kurth
Të fitosh nga 1,500 deri në 3,000 euro në muaj vetëm duke zotëruar një gjuhë të huaj, pa pasur një nivel të lartë arsimor, apo të ndjekësh rrugën e profesionit duke ndërtuar karrierë me 40-50% më pak të ardhura në fillim? Kjo është dilema me të cilën përballen shumë të rinj shqiptarë sot.
“Në një moshë të re njerëzit apo të rinjtë duan të kenë lekë nëpër duar dhe kërkojnë të pasurohen sa më shpejt. Pasurimi i shpejt nuk të jep punë me standard dhe cilësore. Mundet që në një cikël të caktuar të jetës të jetë e mirë, por më pas tregu i punës me tregun e dijës duhet të ecin njësoj,” shprehet Nora Malaj, Pedagoge e shkencave politike.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, numri i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin si Call Center ka ardhur në rënie. Megjithatë, një pjesë jo e vogël e tyre vazhdojnë të operojnë në mënyrë të paligjshme, duke punësuar një numër të konsiderueshëm të rinjsh.
“Call-Center, ka qënën dhe mbete kurth për të rinjtë sepse i pengon ata që të bëjnë një punë reale në bazë të studimeve që kanë bërë. Një punë në call-center vetëm sa zhvillon aftësitë personale, por i pengon ata që të zhvillojnë një identitet personal", tregon eksperti i punësimit Erjon Muça.
Nëse një i ri vendos të punojë në profesionin e tij, për shembull si financier, ai duhet të fillojë me një pagë të ulët për shkak të mungesës së eksperiencës. Zakonisht duhen rreth pesë vite për të arritur në një pagë të kënaqshme dhe të qëndrueshme.

Aeroportet e BE kërkojnë lehtësim kontrollesh - Bëjnë thirrje për heqjen e kufizimit “100 ml” për lëngjet
Aeroportet e BE-së po e shtyjnë Komisionin Evropian të ndjekë gjurmët e Mbretërisë së Bashkuar dhe të heqë rregullat që kufizojnë pasagjerët evropianë të......

Lehtësohet qasja në arsimin e lartë - Hyn në fuqi marrëveshja për studime në Ballkanin Perëndimor
Është publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshja për qasjen në arsimin e lartë dhe pranimin për të studiuar në Ballkanin Perëndimor, të nënshkruar në......

A po abuzojnë bizneset me punonjësit e huaj? - Qosja: Inspektorati i Punës ka konstatuar shkelje në subjekte
Për shkak të emigrimit të shqiptarëve, subjektet po hasin vështirësi për punonjës. E zgjidhje janë punonjësit e huaj. Sipas inspektimeve të Inspektoriatit......

A po zbehet vlera e diplomave? - Vjerdha: Më shumë se gjysma e punëve ofrohen pa kualifikim
Numri i të diplomuarve në arsimin e lartë po ulet në Shqipëri, ndërkohë që po zbehet edhe vlera që ofrojnë këto dokumente në tregun e punës në vend. Një......

Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm - Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?
Në sheshet e Tiranës, por edhe të qyteteve të tjera turistike në Shqipëri shpesh shohim grupe turistësh të shoqëruar nga guidat por edhe grupime të......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 79.33 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 4 muajve të parë të vitit 2025, në......

Tuneli i Llogarasë, masat për qarkullimin - Zv.Kryeministrja Balluku inspekton Qendrën e Monitorimit: Zbatoni rregullat!
Të gjithë drejtuesit e automjeteve që përshkojnë tunelin e Llogarasë duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, në të kundërt do të......

Cili profesion ka pagën më të lartë në Europë?
Pagat ndryshojnë shumë në sektorë dhe profesione në Europë. Ndërsa një numër vendesh pune po zhduken, po shfaqen edhe të reja. Disa role, si ato në kujdesin......