Digjitalizohen 90% e kartelave të pronësisë - ASHK: I gjithë procesi përfundon në muajin qershor

Rreth 90% e kartelave të pasurisë në të gjithë vendin janë tashmë të digjitalizuara. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se brenda muajit qershor procesi do të përfundojë plotësisht, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve dhe përmbushjes së objektivave të integrimit europian.
Sipas ASHK-së, digjitalizimi i kartelave të pronësisë përfaqëson kalimin nga regjistrat fizikë, të mbajtur me shkrim dore, në një sistem elektronik. Aplikimet për kartelë pronësie trajtohen në kohë reale përmes sistemit digjital, duke reduktuar vonesat dhe gabimet njerëzore.
Ky zhvillim synon rritjen e efikasitetit, përmirësimin e transparencës dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta për qytetarët dhe bizneset dhe pajisja me certifikatë pronësie gjenerohet direkt nga sistemi.
Ky proces konsiderohet një nga shtyllat kryesore në kuadër të reformave të ndërmarra për afrimin me standardet e Bashkimi Evropian, duke synuar rritjen e transparencës dhe sigurisë juridike mbi pronën.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës thekson se përfundimi i plotë i digjitalizimit brenda afatit do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e procedurave për qytetarët.
Projekti realizohet në kuadër të Agjendës së Reformave 2024–2027 dhe synon përmirësimin e mëtejshëm të administrimit të pronës në vend.
Drejtori i Doganave, takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave
Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin Vjetor të Drejtuesve të Doganave të rajonit të Evropës, që po zhvillohet në Bruksel, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave,......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh te lehta përgjatë këtyre ditëve e ka mbyllur këtë javë në kuota të qëndrueshme duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme nga dita e......
“BE mund të përballet me recesion” - FMN parashikon që inflacioni të arrijë në 5%
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se BE duhet t'u përgjigjet goditjeve energjetike me politika të disiplinuara që mbrojnë grupet vulnerabël dhe forcojnë......
Britania do heqë taksën e karbonit në prodhimin e energjisë - Synohet të lehtësohet presioni ndaj faturave të rritura
Taksa e karbonit mbi prodhimin e energjisë elektrike në Britani do të hiqet nga prilli i vitit 2028, tha qeveria, ndërsa kërkon të frenojë çmimet e energjisë......
Makinat elektrike në Evropë - Cilat vende ofrojnë mbështetjen më të madhe në vitin 2026?
Vendet evropiane kanë mbështetur prej kohësh shitjet e automjeteve elektrike, por kriza e fundit energjetike e lidhur me luftën në Iran ka nënvizuar rolin e......
7.9 mld euro për modernizimin e transportit - Draft strategjia 2026-2030, rrugë e hekurudha për integrimin në rrjetin evropian
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planin e Veprimit 2030, një dokument që......
Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Cerdeiro
Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një takim prezantimi me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për......
Kryeministri Edi Rama në Romë, takim me kryeministren Meloni për forcimin e bashkëpunimit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur një vizitë zyrtare në Romë, ku u prit me ceremoni zyrtare nga Kryeministrja e Republikës së Italisë, Giorgia......


