Shqipëria Postuar më 8 Nëntor 2024, 14:32

“Digjitalizimi në turizëm interes për të huajt” - Duro: Kemi pilotuar 349 agrobiznese për edukim financiar 

Nga Diamila Leka

“Digjitalizimi në turizëm interes për të huajt”

Dixhitalizimi, transformimi dhe edukimi financiar, fuqizimi i grave sipërmarrëse, start up-et, janë fokusi i ditëve të sotme nga organizatat, grupet e interesit etj. Sipas Fabiola Duros, e cila prej vitesh organizon samite të kësaj natyre, thekson se përqëndrimi është kthyer edhe në agrobiznese ku për të cilat kanë zhvilluar dhe pilotime.

 “Pilotimet kanë qenë shumë konkrete, ne kemi një nga projektet më të suksesshme në gjashtë muaj për agroturizmet, mbi dixhitalizimin dhe transformin e tyre financiar por edhe nga ana tjetër dhe në mënyrën e të bërit biznes sepse po shikonim që turisti e kërkonte. Nga 349 agroturizme të regjistruar, të 349 morën një edukim financiar, orën edukimet e tyre përsa i përket ekonomisë qarkulluese, për t’i kthyer në vlera të mira për biznesin e tyre.”

“Interesat janë vërtet të mëdha. Për shembull, një nga rastet e mira që mund të ndaj me ju është bashkëpunimi që kemi me ministrinë e turizmit për një projekt fantastik dhe mbështetjen e agrobizneseve në promovimin dhe pagesat dixhitale. Shqipëria është një destinacion fantastik turistik. Ne zgjedhim si projektin tonë mbështetjen për të nxitur më shumë pagesa dixhitale për ta bërë më të lehtë mbarëvajtjen e biznesit. Ne u fokusuam kryesisht në turizëm por edhe edukimi është shumë i rëndësishëm.”

Por sa i rëndësishëm është edukimi financiar në mbarëvajtjen e biznesit dhe çfarë është arrirë deri më tani?

Herjola Spahiu, CEO NOA: “Me edukimin financiar është bërë një punë e mirë rreth 30 vite. Interesi vazhdon të jetë i madh sepse perceptimi ndoshta për të tilla koncepte shumë shpesh nga një pjesë e mirë e popullatës është pak e vështirë  që të përthithet, megjithatë ne kemi shumë shpresa që brezi i ri tashmë është më familjar me produktet e teknologjisë. Ne kemi pasur mundësi që të jemi në disa qarqe të Shqipërisë duke folur nga afër me shumë biznese të vogla, me sipërmarrës, sidomos për pjesën e përdorimit të produkteve digjitale si POS apo kartat, interesi ka qenë shumë i lartë por njëkohësisht dhe hezitimi ka qenë shumë i lartë. Që praktikisht lidhet me përshtatjen, me ndryshimin e të bërit të gjërave të cilin duke bërë biznes ditë pas dite e ke të vështirë dhe jo gjithmonë është fokusi i jot.”

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat